Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (11)

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 15:44
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (11)

Ndjente trupin e rrastë të Laurës, të mbështetur për trupin e vet, por ajo kënaqësi nuk ia zbuste ndjenjën e parehatisë, të shkaktuar nga fjalët e saj. U shtang, aspak i kënaqur nga zbulimi se ishte shpallur si gjëja më e çmueshme në jetën e Laurës. Ai nuk kishte ambicie të tilla, dreqi e marrtë! Krejt çka donte nga ajo, ishte një argëtim pa obligime, ku lidhja emocionale përjashtohej paraprakisht. - Derisa të kam ty, mund të më marrin për goje dhe të më poshtërojnë sa të duan, kjo nuk do të më ofendojë tepër - Laura vazhdonte me këto fjalë, e pavetëdijshme rreth sikletit të Redonit. - Por, përkundër kësaj, megjithatë do të doja që ta bëje atë bisedë me Luanin.

 Aq sa për t'ia bërë me dije atij dhe gruas së tij se nuk guxojnë të na trajtojnë kështu. - Të "na' trajtojnë? - pyeti ai, duke e vënë theksin te fjala "ne". - Të kam treguar se edhe ti përmendesh në atë libër. Fundja, do të ta lë, e më trego se a të ka pëlqyer - tha ajo, duke e lënë librin afër tij. - Apo, të paktën ta lexosh atë pjesë ku zonja në fjalë më sulmon mua. - Vështirë se do të gjej kohë për ta lexuar cilëndo pjesë të këtij libri ë Roberti me indinjatë e shtyu librin, duke i thënë: - Merre me vete, të lutem". - Do të gjesh kohë për ta thirrur Luanin, apo jo? - zëri i saj kishte një dozë zemërimi. Redonit i acaroheshin nervat gjithnjë e më shumë, kurse durimin ishte duke e humbur. - Tanimë të kam premtuar se do ta bëj këtë - e fiku cigaren dhe u ngrit, për ta përcjellë Laurën jashtë zyrës së tij. Do të doja të bisedoja me ty... - e rrejti - por në orën 15:00 e kam një takim të rëndësishëm. Deri atëherë do të doja të hanim diçka, nëse është e mundur. Jam shumë i uritur.

- Shihe! Dëshiron të dalim diku për drekë, a? - tha ajo me habi. - Unë jam e lirë deri në orën shtatë të mbrëmjes. Ai e ngjiti për muri, ia futi dorën poshtë fustanit dhe me dorë ia shtrëngoi prapanicën e saj të bollshme. - Zonjë e bukur, për ty më së miri do të ishte që të shkoje në shtëpi dhe të përkujdesesh që të veshësh të gjitha rrobat të cilat, disa prej tyre kanë mbaruar në shportën e mbeturinave pak më parë. Ajo i ngriti duart dhe ia vuri rreth qafës. - Më puth... - e luti ajo me butësi, meqë kishte nevojë të paktën për një satisfaksion pasi që e kishin refuzuar. Atij nuk i vinte zor ta kënaqte. Do të mundej ta puthte dhe ledhatonte deri në pafundësi. (vijon) 

(Kosova Sot Online)