Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (17)

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 15:27
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (17)

Dukej tepër seksi, me një fustan me dekolte të hapur, me ngjyrë tepër të kuqe, e cila vinte në pah të gjitha përparësitë e saj, të gjitha bukuritë e trupit të saj të përkryer. Stilisti i saj me gjasë ishte i entuziazmuar, pasi i propozoi që ta vishte atë fustan të tillë, në kombinim me sandale, takat e të cilave ishin të holla dhe metalike. Flokët i kishte lëshuar, ashtu që flokët e saj dredha preknin butësisht supet e saj të lakuriqësuara. Vijat e fytyrës i kishte theksuar me grim më të fortë, me ç'rast kishte arritur pamjen nga e cila meshkujve iu ndalej fryma përgjysmë. Redoni nuk dyshonte aspak se ajo, në çdo hap, do të ishte e rrethuar nga lëvdatat dhe adhurimet sekrete. Nuk i pëlqente aspak fakti që meshkujt e shikonin atë me babëzi, që i vardiseshin vazhdimisht. Por, ai ishte tërësisht i sigurt se ajo e donte dhe i ishte besnike. E dinte se kurrë nuk do ta tradhtonte, apo të paktën, nuk do ta tradhtonte derisa ai të mos ia jepte ndonjë shkas për një gjë të tillë.

Ai nuk e fshihte dëshirën në sytë e tij, derisa e shikonte me afsh dhe fuqishëm thithte aromën e saj, të forcuar nga parfumi me aromë dinamike. E zhveshi me anë të shikimit, duke menduar vetëm te momenti kur do të mund t'i realizonte qëllimet e veta. - Pa... - Laura iu afrua ngadalë, e kënaqur nga përshtypja që kishte lënë te ai - do të thosha se të pëlqen fustani im, i dashur... Me qëllim u mbështet te ai, që t'ia bënte të mundur ta ndiente fortësinë e gjinjve të saj, të cilët fshiheshin nën shtresën e hollë të stofit shkëlqyes. Ia lidhi duart rreth qafës dhe ia ofroi buzët e veta. Redoni hezitonte ta prekte, apo puthte. Mendonte se, po ta bënte një gjë të tillë, atëherë do t'i duhej të hiqte dorë nga shkuarja në klub. Në banesë me gjasë do t'ia kalonin mirë, por e dinte se Laura do të ndihej keq për shkak të ndejës së lënë.

Asaj i pëlqente që të merrte pjesë në ngjarje të ndryshme shoqërore, i pëlqente që të merrte pjesë në ngjarjet e ndryshme shoqërore, të fliste me të njohurit, të vallëzonte me muzikë moderne dhe të kënaqej. Argëtimet e tyre të përbashkëta i përjetonte si paralojë e asaj që më pas, e kishin bërë në vetmi më pas. Edhe Redoni kënaqej gjatë daljeve të tyre të mbrëmjes, gjatë të cilave që të dy i josheshin njëri-tjetrit, këmbenin shikime të zjarrta, apo prekeshin me prekje intime, kur e dinin se askush nuk ishte duke i parë. Por, Redoni ndonjëherë ndihej edhe keq. Ndonjëherë dëshira e tij për Laurën e çonte deri te kufiri i dhembjes fizike. (vijon) 


(Kosova Sot Online)