Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (18)

  • A.P /
  • 09 korrik 2020 - 15:26
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (18)

Sikurse në fillim të mbrëmjes, për shembull. Prandaj me kujdes e kishte ndarë nga vetja, duke lejuar përmbushjen e nevojave të saj për ndonjë puthje. -Mendoj se do të ishte mirë që të nisemi – më tha me një zë të thellë, i cili thjesht po e tregonte dëshirën e saj. -Nëse nuk dëshiron që të rrish këtu, kjo nënkupton se ... -Durim i dashur... me gishtin tregues ia preku stomakun e tij. -Do të kthehemi këtu... Pas ndejës... ia rrotulloi sytë. Do ta kemi gjithë natën para vetes. Këtë mbrëmje dua që të bëhem e rëndësishme, me dashnorin e bukur, të mençur dhe të suksesshëm. -Nuk do të duhej të merresh shumë me mendimin e të tjerëve, Laura, e as të mos mundohesh ta impresionosh masën – ngadalë iu hodh. Ji vetvetja, ndërto standardet e tua, të cilat nuk do të diktohet nga mendimet e huaja. Në fund, lidhja jonë na takon vetëm ne të dyve, nuk dëshiroj që nga kjo lidhje të bëjmë diçka publike. - Por, ne të dy jemi fytyra publike! Ti je një udhëheqës i një kanali televiziv, e unë jam një ndër manekinet më të bukura. Është krejt natyrale të jemi interesantë për të tjerët. Redoni i pafuqishëm mori frymë thellë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Laura e kishte keqkuptuar. -A je gati, shpresoj që po – e thirri të niseshin, duke mbajtur në dorë çelësat e veturës. Laura e mori çantën e saj, mbylli derën dhe u nisën nëpër korridor me Redonin. Derisa e kishte përcjellë te vetura, po e vështronte figurën e tij, duke e bindur veten se ishte mashkulli më i pashëm, të cilin e kishte takuar ndonjëherë. -A ta kam thënë tashmë se këtë mbrëmje po dukesh shumë tërheqës – e pyeti, derisa po uleshin në veturë. Më saktë, a ta kam thënë që ti je mashkulli më i bukur në botë? -Disa herë – i kënaqur po konstatonte. Ti më ke blerë këtë kostum, të kujtohet. Aha... i ofroi dorën dhe ia futi duart në flokë. Mezi pres ta zhvesh...

Më vonë – foli shpejt, marrë parasysh se Redonin po e njihte me shkëlqimin e syve të tij. -U nxore... e uli kokën duke ia premtuar këtë. Për tani ... nisi veturën, duke e ditur se para tij ishte një mbrëmje e gjatë dhe e mërzitshme, që do t’ia marrë kohën e shtrenjtë të tij. Laura pa vetëdije po e provokonte, duke ia prekur fytyrën, kur edhe e pyeti: -Më thuaj, Redon, a ke biseduar me Luanin? Ai u shtir se po shikonte rrugën pas tij, në mënyrë që Laura të mos e vërente se s’ishte mërrolur. -Po – u përgjigj shkurt, me shpresën se kjo temë nuk do të shtrohet më. (vijon)

(Kosova Sot Online)