Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (21)

  • A.P /
  • 13 korrik 2020 - 15:30
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (21)

Nuk dyshoj se të gjithë të ftuarit sonte favorizojnë ndodhitë në shoubizit, madje edhe në krahasim me jetët e tyre personale, e jo vetëm në lëvizjet politike. -Redoni nuk po përtonte që ta vazhdonte debatin deri në pikë të fundit. -Mu për këtë arsye të kam ftuar ty, drejtorin e televizionit lokal si dhe një ish-gazetar, që të tregojë vlerësimin e tij për të ftuarit - e ai nuk i kishte mbetur as ai borxh. -Eja me mua shpirt, e kapi Laurën për dore dhe e mori me vete. Dua të njoftoj me disa njerëz, të cilët për të dashurin tënd janë shumë të mërzitshëm. -A është në rregull që për disa minuta të mbetesh vetëm - Laura e brengosur po e shikonte Redonin. Ajo ishte e gatshme që ta refuzonte secilin në shenjën më të vogël që i vinte nga Redoni. -Shko, lirisht - i buzëqesh ashtu si me dhunë. Unë do të mundohem që të gjej disa pije. Po e vëreni edhe ju se unë kam nevojë për pije. Laura ia kishte dërguar një puthje nga distanca, para se të zhdukej në turmën e njerëzve.

Gjëja e parë që Redoni e kishte bërë kur kishte mbetur vetëm, ishte që ta shikojë orën e tij. Ai po i shtronte vetes së tij pyetje se kur do të përfundonte gjithë kjo festë, që tashmë po ia shkatërronte nervat. Ai porsa kishte ardhur aty dhe menjëherë gjithçka ishte e mërzitshme për të aty. Nuk ishte aspak vullnet që të bashkohet apo të ambientohet me atmosferën e krijuar. Disi ishte nervozuar dhe po e urrente veten e tij, shkaku se e kishte lejuar Laurën t'ia menaxhojë jetën e tij, jetë kjo në të cilën kurrsesi nuk po mund të ambientohej dhe të përshtatej. Po pyetej gjithmonë se ku ishte shoku i tij, apo një nga miqtë e tjerë të tij. Ai mund të vinte bast se ata po argëtoheshin në mënyrën e tyre prej një intelektuali. Mikut të tij i pëlqente të shikonte filmat dokumentarë, në sallat e kinemave të vogla. Shumica e kolegëve të tij shkonte nëpër teatër apo takohej me njerëz të njëjtë me afinitete të ngjashme. Në rastin më të keq të mundshëm, ata uleshin në ndonjë kafene dhe në ekranin e madh do ta shikonin një ndeshje futbolli.

Ta hajë dreqi, thoshte dhe shante me veten e tij, unë kurrë nuk do ta përcillja se çfarë po ndodh në ligën italiane apo spanjolle apo angleze. Në secilin moment ai e dinte pozitën në tabelë të ekipit të tij të preferuar. E tani, më shumë se kurrë, po njihej me trendët e modës dhe me ndodhitë në shoqëritë e estradës, shoqëri që nuk dëshironte ta kishte vendin e tij aty. Për më tepër, ai mori një gotë nga një kamerier, i cili po kalonte atypari. As nuk kishte mundur të vlerësonte se çfarë pije kishte në gotën e tij, por po shpresonte se kjo pije kishte një përqindje të lartë të alkoolit. (vijon)

(Kosova Sot Online)