Ngjarje e vërtetë: Donte ta blinte dashurinë time me para (2)

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 15:36
Ngjarje e vërtetë: Donte ta blinte dashurinë time me para (2)

Iliriana në familjen tonë ishte, si të thuash, "delja e zezë'. Ishte shumë gjaknxehtë dhe gjithmonë futej nëpër telashe. Edhe prindërit na kanë rritur dhe edukuar në të njëjtën mënyrë, ne të dyja dallonim sikurse nata me ditën. Por, në mes vete kishim ndërtuar marrëdhënie shumë të mira, në botën, në të cilën dalloheshim për mendime të ndryshme që gjithmonë do ta gjenim një rrugëdalje, pa marrë parasysh se për çfarë problemi bëhej fjalë. Për dallim prej meje, Iliriana e dinte se çfarë mashkulli dëshironte dhe asgjë më pak se aq ajo nuk do të pranonte. Nuk më kujtohet se kishte qenë në lidhje me dikë që nuk i ishte tërheqës, dhe se nuk do t'ia paguante ndonjë udhëtim të shtrenjtë. Në fakt, lidhjet e saj do të përfundonin brenda atyre dhjetë ditëve, diku në det, por kriteret që i kishte vendosur nuk hiqte dorë prej tyre. Për dallim prej meje, emocionet për Ilirianën nuk ishin në rend të parë. Argëtimi, kënaqësia dhe rrobat e shtrenjta - kjo i interesonte motrës sime. Dhe, ishte e gatshme të bënte gjithçka vetëm për ta arritur atë që e dëshironte. Dikur të gjitha ia dhuronte një mashkull më i vjetër në moshë, e dikur, Iliriana ime e dashur, ishte futur në shoqërinë e një mashkulli të madh, që të mos them mashkull i trashë dhe me mbipeshë.

- Sot një, nesër një tjetër - thoshte ashtu kur e braktiste dikë. - Nuk po mundem të besoj si kurrë nuk arrita t'ia shoh asnjë lot të vetëm, për asnjërin prej tyre. A mos vallë është e mundur që asnjëri prej tyre nuk kishte mundur që të ndërtonte pak akull përreth zemrës tënde - po habitesha unë me motrën time. - Shikohu në mua dhe do ta kesh më të lehtë. Unë i kam që të gjitha. Kush të këshillon më mirë se unë? Do të nxirrja nga ajo shoqëria jote dhe do të kënaqeshe. Sikur të mos isha unë, nuk do ta njohje askënd ti - po qeshte ajo me mua, motra ime. Dhe tani, me shkuarjen time në atë aheng, përsëri po më largon nga shoqëria e dobët. Pas ndarjes sime të fundit, unë me ditë të tëra nuk kisha dalë nga shtëpia. Për dallim nga Iliriana, ndarjet e mia kishin dhimbje. Në një lidhje futesha me qëllime të sinqerta, e një kriter imi ishte: nëse kur përmend emrin e tij a më rrah zemra më shpejt apo jo. Atë natë po qëndronim në veturën time. Kur motra ime ma dha adresën unë i rrotullova sytë. Unë ishte dashur ta dija se Iliriana po më dërgon në një ndejë të trentë, në pjesën më të trentë të qytetit. - Shpresoj të mos bie në mend t'i refuzosh të gjithë meshkujt shkaku i tekeve dhe shprehive të tua. Aty do të ketë meshkuj shumë të hijshëm dhe të pasur. - Si më ke thënë se je e ftuar e nuk e di se e kujt është ndeja - po e pyesja unë. - Ndalo të kapesh për secilën fjalë time, ti e di fare mirë se kjo nuk më pëlqen. - E as unë nuk dua të shkoj në një ndejë ku nuk e njoh asnjë njeri, por prapë po shkoj - ia thashë. - Në rregull, fitove. Ai pronari ku punoj unë, organizon një ndejë shkaku i biznesit të tij të suksesshëm në dhjetë vitet e fundit dhe që të gjithëve na ka dërguar ftesat. Nuk është i martuar, e me sa e di unë, nuk ka as të dashur. Unë kam rënë nga kombinimi, sepse e di që kam qenë në lidhje me një koleg të punës, e ti, e dashura ime, ke mundësinë - më buzëqeshi. - Ti me të vërtetë nuk je normal. Për kë je dhënë kështu?

- E çmendur apo jo, normale apo jo, kam një ndjenjë se ti dhe Naimi do të mund t'i pëlqenit njëri-tjetrit. Vetëm të lutem, po ta them për të njëqindtën herë, mos u sill nëpër ndejë me hundën lart, ji e mençur dhe mos i refuzo menjëherë, por buzëqesh dhe mendo për veten tënde - më këshillonte motra. Kur pas gjysmë ore jemi futur në kopshtin e asaj shtëpie, mbeta e habitur nga bukuria. Motra ime gjithmonë më lexonte si një libër të hapur prandaj edhe tani e kishte menduar se çfarë po mendoja. Me të madhe ia plasi të qeshurave. - Çfarë të ka ndodhur? U habite nga gjithë kjo dashuri apo? Sikur të ishe më e mençur dhe të më dëgjoje mua, ndoshta deri më tani do të ishte rehatuar në një shtëpi si kjo. - Nuk dëshiroj që askush të më rehatojë mua. Unë dua që mashkulli të më dashurojë dhe të jem e barabartë me të, me mashkullin që e dashuroj - u përgjigja. (vijon) 

(Kosova Sot Online)