Katër arsyet e trishta pse njerëzit tradhtojnë

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 08:35
Katër arsyet e trishta pse njerëzit tradhtojnë

Kush tradhton në një marrëdhënie?

Është e çuditshme se si njerëzit që përdorin më shpesh internetin, kanë edhe më shumë punë. Të tradhtosh partnerin /partneren është një gjë e trishtueshme, por përpara se t’i fajësoni të tjerët dhe në vend që të jeni dyshues gjatë gjithë kohës, është gjithmonë më mirë t’i hyni thellë arsyeve të vërteta që të çojnë në tradhti dhe të përpiqeni t’i shmangni.

Kush tradhton në një marrëdhënie?

Ka shumë studime në lidhje me këtë temë, por gjëja kryesore që duhet të vihet në dukje është se gratë kanë po aq të ngjarë të tradhtojnë ashtu si burrat.

Alicia Walker foli për më shumë se 50 gra që ishin mes moshave 24 dhe 54 dhe zbuloi në librin e saj “The Secret Lives of Wives Cheating” se gratë në fillim të viteve ‘40 kishin më shumë gjasa të tradhtonin, por askush nuk dëshironte të largohej nga martesa e tyre! Ato vetëm kërkojnë një eksperiencë të re.

Gratë po bëhen të barabarta me burrat, por arsyet për tradhti mund të jenë të ndryshme. Më shpesh, burrat janë të nxitur nga dëshira, ndërsa gratë po kërkojnë një lidhje emocionale.

Arsyet pse njerëzit tradhtojnë në një marrëdhënie:

Mungesa e pasionit në një lidhje

Kjo ishte arsyeja më e shpeshtë e vërejtur nga individët në një nga studimet. Ju mund të keni harmoni emocionale me partnerin tuaj, por nëse ka pasur gjithmonë një mungesë pasioni, mund të përfundojë në tradhti.

Mungesa e kënaqësisë emocionale

Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse nëse nuk ndjeni intimitet emocional, ju mund të depresoheni dhe të filloni të kërkoni një burim tjetër lumturie.

Partneri juaj nuk ju do më ose ka rënë në dashuri me dikë tjetër

Po, kjo është shumë e dhimbshme, por dashuria është një gjë e ndërlikuar. Ju mund të pini kafe në një kafene dhe bum! Ju shikoni një person dhe ndjeheni sikur zemra juaj ndalet. Ne nuk mund ta shpjegojmë këtë, por ndonjëherë kimia, fati ose karma janë shkaktarët.

Zemërimi është shkak për tradhti

Ju dyshoni se partneri ju ka tradhtuar dhe çfarë bëni? Hakmerreni duke e tradhtuar.

(Kosova Sot Online)