Propozim “i zjarrtë”, rrezikon jetën për t’i propozuar të dashurës martesë

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 11:05
Propozim “i zjarrtë”, rrezikon jetën për t’i propozuar të dashurës martesë

Propozimi për martesë është një ndër momentet më të sikletshme dhe të bukura për jetën e çdo çifti dhe shumë përpiqen që ta bëjnë atë në mënyrën më të veçantë.

Ky është momenti i frikshëm kur një dublant i skenave të rrezikshme në filma i vuri flakën vetes, ndërsa i propozonte të dashurës së tij për martesë.

52-vjeçari Riky Ash zgjodhi këtë propozim shumë të guximshëm për të impresionuar të fejuarën e tij infermiere, e cila edhe pse mbeti e “terrorizuar” në fund tha po.

(Kosova Sot Online)