Ngajrje e vërtetë: Ai e kishte llastuar vajzën tonë (1)

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 17:24
Ngajrje e vërtetë: Ai e kishte llastuar vajzën tonë (1)

Olta, shpirti im, qetësohu. Eja, gjithçka do të jetë në rregull. Të lutem, qetësohu! Edhe sot e kësaj dite më kujtohet si kam provuar ta qetësoj vajzën tonë, atëherë njëmbëdhjetë vjeçe. Por, mezi po e arrija se si po ecte dhe po vraponte poshtë dhe lart nëpër dhomë. Dukej sikurse e çmendur. Fytyra e saj e bukur dhe e re ishte e ndezur flakë, e nga sytë e saj të mëdhenj me ngjyrë të gjelbër po shiheshin vetëtima. Flokët e saj të kuqë të zjarrta po vallëzonin sikurse të ishin flamur.

- Nuk po mundem të besoj. Ja, nuk mundem të besoj – po përsëriste, duke ecur pranë një luani që ishte në kafaz. Duke e njohur vajzën time, por edhe një djalosh, i cili kishte kapluar emocionet e saj, për mua më asgjë nuk ishte befasi. Këtë e kam menduar në momentin e parë kur i kam takuar në qytet, të përqafuar dhe me atë rast kam njoftuar Tinin. Më pas, ajo me ditë të tëra më kishte maltretuar rreth tij, duke më shtyrë që ta pranoj se sa i ‘hijshëm’ që ishte, sa i ‘ëmbël’ që ishte dhe çfarë unë ende nuk di për të, tipike për vajzën time. Që në fillim e kisha tepër të qartë, madje si loti, se një lidhje si kjo nuk ishte jetëgjatë. Që të dy ishin të papjekur dhe nuk ishin aspak të vendosur. Dhe, hunda ime, me këtë parandjenjë, nuk më ka tradhtuar.

- Atëherë? A është normale për ty – në një mënyrë të ashpër dhe me ton të lartë më kishte pyetur kur nuk i isha përgjigjur në pyetjen e saj. - Çfarë po thua vogëlushe? Ah, e ke fjalën për ndarjen mes atij dhe teje? Jo, natyrisht se nuk është normale kjo – po gënjeja në mënyrë që vërsulja e saj të jetë më e pakët. - Do të mund të ishte shumë i lumtur, kur pranë vetes të kishte një vajzë si ty. Tepër i lumtur. Idioti i keq – përfundonte Olta. - Dhe mendoje, të lutem, çfarë më ka thënë: se më ka dalë afati, dhe se thjesht ai nuk dëshiron të jetë më me mua. Thuajse unë kisha dëshirë që të dal me të dhe me miqtë e tij të budallisur. Që të gjithë ishin fshatarë të rryer. Kjo ishte Olta ime. Princesha ime e vogël, që për të asgjë dhe askush nuk ishte i mirë.

Po dëshiroja ta pyes pse në përgjithësi ishte me atë djalosh, nëse për të ai nuk kishte aspak lidhje, por me kohë e ndalova veten dhe nuk e shtrova këtë pyetje. Isha e vetëdijshme se një pyetje e tillë vetëm sa do ta shtynte mllefin e saj dhe do ta ngrinte zërin. Kështu që më me dëshirë e kam kafshuar gjuhën, duke mos dëshiruar ta shtoj pyetjen, nëse Besniku e kishte kuptuar çfarë kishte bërë me rritjen e vajzës sonë. Ditën kur Olta kishte arritur në botë, ai ishte i buzëqeshur dhe kishte kokën e tij. Edhe pse që nga atëherë kanë kaluar rreth njëzet e tetë vjet, më kujtohet ajo ditë e hëne e muajit prill, thuajse kishte qenë dje. Në mëngjes kishte rënë shi dhe po vetëtonte, rreth mesditës për një periudhë të shkurtër kohore po ngrohte dielli, në mënyrë që në pasditen e vonë të mrrolej qielli dhe të binte një borë e dendur. Olta kishte lindur midis asaj dite me diell dhe me borë, duke e mbajtur në karakterin e vet pikërisht këtë shprehi. Besniku, i cili gjatë asaj kohe po i mbushte të dyzetat dhe martesa me mua ishte e dyta rresht, Olta ishte fëmija i duhur dhe ishte jashtë vetes nga gëzimi. - Vetëm shikoje. Jo, shumë seriozisht e kam, shikoje! A ke parë ndonjëherë fëmijë më të bukur? Flokët e saj të kuqe po i ngjasonin me gjyshin tim – tha ai me krenari.

- Ai kishte flokët e kuqe, si bakër. Ishim shumë të afërt ne të dy, e di. Më kujtohet se si në rininë e tij kishte dashuruar një vajzë, një bukuroshe të vërtetë. Fat i keq ishte se ajo ishte nga një familje shumë e pasur, e ai ishte vetëm një djalosh i zakonshëm dhe nuk ishte i mirë aq sa duhej për prindërit e saj. Një kohë të gjatë ishin takuar fshehurazi, ishin të dashuruar, por kur familja e saj kishin kuptuar për lidhjen e tyre, e kishin martuar diku larg dhe gjyshi im kurrë më nuk e kishte takuar. Gjyshi im i mjerë. Me vite të tëra ishte munduar ta gjente se ku ishte, por kurrë nuk kishte pasur sukses në këtë kërkim. Në fund kishte njoftuar gjyshen time dhe ishin martuar së bashku, por mendoj se dashurinë që e kishte për të kurrë nuk e kishte tejkaluar. (vijon)

(Kosova Sot Online)