Nuk ju shkruan pas takimit të parë?! Epo ka një arsye

  • G.G /
  • 08 December 2020 - 10:22
Nuk ju shkruan pas takimit të parë?! Epo ka një arsye

Besoj se të gjithave ne na ka ndodhur të dalim në takim me dikë, mirëpo pas takimit ai nuk shkruan. Kjo situatë na ka bërë të mendojmë se ku kemi gabuar e të tjera si këto. Ka shumë arsye përse kjo ndodh. Ne ju listojmë tre prej tyre sipas ‘Cosmopolitan’:

1- Nuk i keni pëlqyer
Kjo është një nga arsyet e para se përse ai nuk shkruan. Megjithatë nuk është fundi i botës, pasi nuk është e thënë të na pëlqejnë gjithë. Ju jeni perfekte ashtu siç jeni dhe nuk duhet kurrsesi të mendoni se ka diçka që nuk shkon me ju. Fundja ai ndoshta po kërkon diçka tjetër.

2- Ka pasiguri
Ashtu si femrat edhe meshkujt ndjejnë pasiguri sado nuk i shfaqin. Ndoshta ai ka menduar se ju nuk e keni pëlqyer ose mund të keni thënë diçka që mund ta ketë irrituar. Çfarëdolloj arsyeje të jetë nuk ka asnjë problem nëse ju i shkruani e para për të qartësuar situatën.

3- Mund të jetë një lojë e tij
Kjo mund të jetë një teknikë e tij për t’iu afruar më tepër dhe për t’ju shtuar kuriozitetin. Ndoshta ai pëlqen që ta ndiqni ju atë. Lëreni për pak se nuk do duroj shumë dhe do ju shkruajë vetë ai.

(Kosova Sot Online)