Ngjarje e vërtetë:Dashurinë time donte ta blinte me para (3)

  • E.K /
  • 28 December 2020 - 15:18
Ngjarje e vërtetë:Dashurinë time donte ta blinte me para (3)

Nuk dija as ta shpjegoja atë që po ndjeja në ato momente. Më kishte goditur vëmendja të cilën e kishte treguar Naimi, por nga ana tjetër në mua u zgjua një zemërim. Nuk po më pengonte fakti se kishte shumë të holla për të hedhur dhe më dërgonte aq shumë lule. Më pengonte fakti se shtirej se nuk e kishte idenë kush m'i dërgonte. Një situatë si kjo më pengonte. Nëse ashtu provonte që të më pushtonte, përse tani turpërohej? Dhe çfarë mashkulli modern është ai që nuk ndihen rehat për t'i thënë një vajze se i pëlqen - po mendoja me veten time.

Po hapja porositë që vinin, e me syrit tjetër po përcjellja se çfarë po bënin koleget tjera. Ishin hutuar nga puna, por kohë pas kohe po vëreja ndonjë vëzhgim nga to. Thuajse dëshironin të më thoshin pse po shitesha kaq e rëndësishme. E dija se Naimi do të thërriste përsëri, por nuk doja të merresha me të. Mes tjerash, as nuk kisha kërkuar nga ai dhurata e as nuk do të lejoj që dikush të më shqetësojë. Nëse dëshiron të flasë me mua, le të më gjejë. Bisedat para një auditoriumi kaq të madh natyrisht se nuk bëja, mendova dhe i thashë sekretares sime që t'i shtyjë të gjitha obligimet dhe mora një ditë të lirë pushimi.

Gjithë ditën e kam dëgjuar duke thënë se sot isha e lirë. Nuk e di nëse do të vjen. Rreth orës tre kur i ishte mërzitur duke u përgjigjur në të njëjtat pyetje, u ofrua në tavolinën time dhe më tha: - Nuk dua që të shes mend, por ky po thërret gjatë gjithë ditës. Nuk po durohet fare. E kisha të qartë se ai të dërgonte lule. Por të lutem, shkurtoi mundimet e mia. - Më fal, asgjë nuk po them, vetëm se nuk po më pëlqen mënyra se si dëshiron të më tregojë sharmin e tij. Kur të thërrasë herën tjetër, jepja numrin tim të telefonit mobil dhe hiqe qafe. Pas gjysmë ore drejtori më ka thirrur në zyrën e tij. I harrova të gjitha telashet e mia dhe zemra po më binte te thembra, kur u bëra gati dhe trokita për t'u futur në zyrën e tij.

Unë isha zbehur e tëra kur në kolltukun përballë drejtorit e vërejta Naimin. - Ulu, më tha. Me Naimin besoj se tashmë jeni njoftuar, të paktën kështu më kujtohet? - Po. - Përse atëherë nuk përgjigjeni në thirrjet e tij? - Sepse nuk e përziej jetën time private me atë të punës. E Naimin e kam takuar në një ndejë e cila nuk ka lidhje me punën time - thashë pa menduar asgjë fare. - Miku im tashmë më ka shpjeguar gjithçka, por ju e keni gabuar gabimisht. Nuk po ju thërret në mënyrë private, por shkaku I punës. Po e shikoja Naimin, i cili mi kishte ngulur sytë. Nga mundimi dhe zemërimi që ndjeja dëshiroja ta pështyja. - A është edhe ajo buqetë me lule në zyrën time pjesë e punës - pyeta me ironi. 

Për buqetën me lule unë nuk di gjë, por për punë jam i sigurt. Me Naimin në të ardhmen do të bashkëpunoni në mënyrë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe ju lutem që thirrjet e tij t'i kuptoni dhe merrni shumë seriozisht. He pranojeni - ishin fjalët e fundit. Dy orë më vonë, kur tashmë isha në shtëpi, isha shtrirë dhe po e lexoja një libër, cingëroi telefoni im mobil. Ishte Naimi ky. - Nuk kam dëshiruar që të poshtëroj para drejtorit. Pasi që nuk je përgjigjur në thirrjet e mia, m'u desh disi të afrohem te ti. Tashmë po e vërej se e tëra ishte gabim. Më fal - më tha me zë të qetë. - Ke mundur, të mos më shitesh si budalla, kur të kam kërkuar që të mos e teprosh me lule. Dhe, përse i dërgoje e më pas shtireshe se nuk e kishe idenë se për çfarë po bëhej fjalë? -

E kisha për qëllim që të mahnit, por ja që u duka budalla - e pranoi me sinqeritet. - Një mënyrë e çuditshme kjo e vardisjes - thash me ftohtësi. - Nuk është, më beso. Ky është vetëm një gabim në hapat e ndërmarrë. A mundem disi të shpaguhem - po tingëllonte sikurse një djalosh i mirë, i butë dhe i pafajshëm, të cilin e kishin kapur me gishta në pekmez. - Mundesh, natyrisht se po - përnjëherë m'u duk simpati   

(Kosova Sot Online)