Ngjarje e vërtetë: Abortova, sepse më helmoi burri (1)

  • 01 January 2021 - 15:49
Ngjarje e vërtetë: Abortova, sepse më helmoi burri (1)

M'u desh të jepja dorëheqje dhe askund nuk guxoja të shkoja pa të. Isha e sigurt se me fëmijë më lehtë do ta duroja martesën, në të cilën nuk gjeta lumturi, por vetëm atëherë e ka treguar fytyrën e tij të vërtetë. Nuk ishte dashur të pranoja. Si u mashtrova unë kështu? Me nervozizëm po kërcitja gishtat e mi, derisa po shikoja në ndërtesën e spitalit në të cilën hapësirë tash e disa minuta mikja ime Ariana, po kërkonte vend të lirë parkingu. - Hajde më, Merita, vetëm guximshëm. Ti nuk je e vetmja që ka telashe të tilla - më jepte kurajë Ariana dhe më në fund ia doli të gjejë hapësirë të lirë parkimi.

Doli nga vetura, derisa unë mbeta e ulur në pjesën tjetër. Edhe më tutje nuk isha e sigurt se shkuarja te psikiatri ishte ide e mirë. Që nga momenti kur para tre muajsh kam humbur fëmijën në abortim spontan kur e kam humbur foshnjën, kurrë nuk dilja nga shtëpia. Jam mbyllur prapa mureve, e Arianës ju ishin dashur javë të tëra që të më bindte ta vizitoj psikiatrin. Vetë kishte përgatitur gjithçka, pa dijen e burrit tim Bedriut, e mua më duhej vetëm të shkoja me kohë në ordinancë. - A po shkojmë? Tashmë është ora dhjetë - hapi derën duke më ngutur. Derisa po afroheshim në hyrjen e spitalit, po ndjeja se gjunjët po më dridheshin. Nuk kisha aspak vullnet e as dëshirë që njeriut të panjohur t'ia hap zemrën time.

E edhe më shumë për faktin se nuk dëshiroja ta pranoja realitetin. E kisha tepër të vështirë që të ballafaqohem me faktin se martesa ime ishte e tëra gabim dhe dështim. Shtatë vite të gjata në të cilat asnjë ditë nuk kishte lumturi. Kjo kohë më dukej si e gjithë jeta. Si kisha gabuar duke u martuar me Bedriun. Më tmerronte të qëndroj me të gjithë jetën, e unë kisha vetëm tridhjetë e pesë vjet, më kapi një ndjenjë e ngjashme me panik. Kur të dyja ne jemi futur në korridorin e zbrazët të korridorit, unë u ndala. Mikja ime u kthye dhe më pyeti: - Merita, mos u dorëzo tani. Të lutem, jam e sigurt se kjo do të ndihmojë - e ndjente se isha e gatshme të ik nga aty. - Unë nuk mundem ta bëj këtë.

Mes të tjerash, mua askush nuk mundet të më ndihmojë - i thashë dhe u ktheva prapa nga dyert dhe e hapa derën. Duke na shikuar, një infermiere e re e thirri emrin tim. - Kjo është Merita - tha Ariana, duke më shikuar mua. - Urdhëroni zonjushë, sot nuk ka kallaballëk, ndoshta shkaku i festave. Nuk do të prisni - mu kthye me mirësjellje infermierja, duke mbajtur dyert e hapura. Nuk kisha nga t'ia mbaj dhe u pajtova me fatin dhe hyra në ordinancën psikiatrike. Po dëshiroja që të ulem, por infermierja përsëri ma thirri emrin: - Mundeni menjëherë të shkoni te mjeku. U futa në një hapësirë të ndritshme dhe në tavolinë e pashë njeriun me mantel të bardhë. Kokën e kishte ulur poshtë e syzet i kishte në hundë.

Duke mos e ngritur fare shikimin nga letra në tavolinë, m'u kthye me mirësjellje: - Urdhëroni uluni. U ula në karrige, aspak e sigurt dhe po shikoja e shqetësuar në ordinancën psikiatrike. - Si jeni? Dita është e mirë, apo jo - vetëm kur më foli përsëri, e shikova më mirë. Në vend të përgjigjes, unë u hutova nga fytyra e tij. Edhe pse kishin kaluar plor pesëmbëdhjetë vite, e kam njohur. Ishte ky Iliri, ish i dashuri im me të cilin isha ndarë pas një viti që kishim qenë në lidhje.

Atëherë isha njëzet vjeçe, e ai kishte një më shumë. Porsa kishte përfunduar mjekësinë. Do të thotë, është bërë psikiatër, e kuptova këtë, për një moment kisha harruar edhe isha shkuar. Me siguri se edhe ai më kishte njohur, sepse qetësia ishte tepër e gjatë. Më shikoi për një kohë, e më pas largoi syzet dhe i vendosni mbi tavolinë. Pas befasisë ai më buzëqeshi. Edhe më tutje ishte i bukur, e vitet kishin lënë shenjë vetëm në flokët me thinja. (vijon)   

(Kosova Sot Online)