S*ksi me bashkëshortin më është bërë monoton, por me 'kojshin' po ka lezet

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 23:53
S*ksi me bashkëshortin më është bërë monoton, por me 'kojshin' po ka lezet

“U martova e re, kur isha 21 vjeçe dhe kam shtatë vite me bashkëshortin. Përgjatë këtij viti, kam kuptuar se dëshira ime seksuale ka rënë drastikisht sepse s’më eksiton më seksi i mërzitshëm me tim shoq. Kënaqem kaq pak sa preferoj të mos i futem fare kësaj pune.

Jam përpjekur të flas me të, por ai thotë se preferon seks pa shumë nxemje e të pakomplikuar. Kam pasur përvoja të kënaqshme seksuale para se të njihesha me të, por mesa duket, më pëlqen të më dominojnë, gjë që e zbulova kur e tradhtova së fundi. E mbajta sekretin dhe fajin për vete, por i thashë tim shoqi që më pëlqen të dominohem. Ai do të më bëjë të lumtur, por e shoh që s’i pëlqen të sillet kështu. E mohon, sepse seks është në fund të fundit, por dy shuplaka në të pasme s’të bëjnë dominant. I kam kërkuar një marrëdhënie të hapur që unë të kem mundësi të bëj fantazitë e mia realitet, por ai ka frikë se më humbet. Gjithashtu, iu duk sikur e vura para një ultimatumi. Sidoqoftë, i thashë që edhe po të mos pranonte, s’do të mërzitesha me të.

Kur isha më e vogëll, mendoja se diçka nuk shkonte me mua sepse të gjithë preferonin monogaminë, ndërsa mua s’më tërhoqi kurrë. Nuk jam xheloze dhe s’do ta kisha problem po të bënte seks me njerëz të tjerë. Në fakt, thjesht ideja më eksiton, por ai s’është i interesuar. E di që më do dhe e di që e dua. Deri më tani, thjesht kam shtypur dëshitën që kam për seks BDSM, por s’e di për sa gjatë do mundem.

Çfarë të bëj? T’i mbaj fantazitë për vete? Të tradhtoj sërish apo t’i lutem për një marrëdhënie të hapur? Kemi një vajzë tre vjeçare, kështu që kjo martesë duhet të funksionojë patjetër.”

(Kosova Sot Online)