Roman dashurie: Ai i vërteti (5)

  • E.K /
  • 27 mars 2021 - 16:37
Roman dashurie: Ai i vërteti (5)

Një buzëqeshje e sinqertë, e fortë, u thye nga gjoksi i Rinorit. - Njëjtë është edhe me adhuruesit e tu. - Pos atyre që mendojnë që të nesërmen të më braktisin. - Krejt është njëjtë. U heshtën. Në një moment Doruntina po e pyeste veten nëse Rinori po e fton që të shkoj me të në pjesën e parë të pushimit veror, natyrisht si shoqe. Do të pranonte në këtë me gjithë qejf. Shoqet e saj të pakta ishin martuar dhe secila prej tyre po organizonte pushime familjare, ku Doruntina do të ishte 'Delja e zezë". 

Nëse nuk gjej ndonjë vajzë simpatike, do të mund të vish me mua, të më bësh shoqëri. Nuk do të dëshiroja ta prish traditën "Pushime nga dy arsye", ndoshta kështu nuk ia dal që kurrë të mos shkoj me ndonjë femër në pushime. Ajo buzëqeshi, e lumtur për faktin kur kishte menduar se diçka të tillë edhe do t'i propozonte Rinori. - Jam e sigurt se do të dalë dikush të vjen me ty, por nëse jo, unë jam këtu si një zëvendësim i keq. E ledhatoi me dorë përreth belit lehtas. - Nuk je ti zëvendësim i keq, larg prej asaj. Vetëm se me ty nuk mundem të vrapoj nëpër rërë, së paku jo lakuriq.

Doruntina e imagjinoi për pak, por shumë shpejtë e hoqi këtë nga mendja. - Nëse vjen puna deri aty, që të jam lojtari rezervë për pushimet verore, vetëm më lajmëro dhjetë ditë përpara, që ta marr pushimin nga puna. - Le të jetë një korriku. Lajmëroje menjëherë, për sa më përket mua. As nuk do të kërkoj ndonjë vajzë, e cila ma han kokën kur dua të jem vetëm apo me miqtë e mi. E di që gjithmonë pas pjesës së parë të pushimeve shkoj në pjesën e dytë, pothuajse të gjitha femrat në botë janë vetjake. Doruntina shumë mirë i kuptonte problemet e tij. - E di, e di. Prandaj është mirë të shkosh me një shoqe, e unë me siguri se nuk do të shkaktoj telashe. - Mirë, pra jemi marrë vesh? Në ditën e parë të muajit korrik? Ia ofroi dorën. E pranoi me buzëqeshje. - U morëm vesh, bashkudhëtar! Arritën deri te vetura e saj. E puthi ngadalë në faqe dhe priti që të ulet në karrige. - Vozit me kujdes dhe dëgjohemi e dëgjohemi.

Pas dhjetë minutave ndaloi veturën dhe e thirri në telefon. - Tashmë po të mungoj? - Desha të pyes se ku po shkojmë? - Unë do të gjej diçka interesante, mos u brengos. - E di se po, thash ta di dhe unë. - Prej kur Doruntina po dyshon në shijen time? - Thashë mos po shkojmë në polin verior e unë marr veshjet verore. - Në pyetje është vera, kjo mjafton. - Dëgjo, mos mendo të mi paguash pushimet! - Aq shumë vajzave të parëndësishme ua kam paguar, e për shoqen time më të mirë nuk e vë në diskutim. Dhe para se të mund të shtonte diçka, ia dërgoi një puthje përmes telefonit.

(Kosova Sot Online)