Ngjarje e vërtetë: Më ndihmoi ta mposht kancerin, por priti ta heq shaminë (5)

  • E.K /
  • 16 April 2021 - 15:58
Ngjarje e vërtetë: Më ndihmoi ta mposht kancerin, por priti ta heq shaminë (5)

E kam mposhtur kancerin, e në dorë mbaj unazën e martesës. Flokët tashmë më ishin rritur përsëri dhe kjo ishte hera e parë kur Tomori do të më shihte pa shaminë në kokë. Po shëtitsha pa durim nëpër banesë, duke e pritur ardhjen e tij. Po e ndjeja se diçka nuk ishte në rregull, po provoja ta thirrja. Nuk po lajmërohej në telefon dhe kjo po më dhuronte brengosje shtesë. Kur edhe për disa orët në vazhdim nuk ishte lajmëruar, e më pas nuk lajmërohej në telefonin mobil, e kam kuptuar se diçka kishte ndodhur. Kaloi ashtu gjithë dita, e nga Tomori asnjë shenjë të vetme, asnjë gjurmë. Po më ngushëllonte Petriti, por se ndjeja se diçka e tmerrshme kishte ndodhur. - Tomori nuk do të zhdukej ashtu - po thosha unë. 

Dhe, natyrisht se nuk ishte zhdukur. Me siguri se ekziston një shpjegim për këtë. Mos mendo vetëm gjëra të zeza. Shumë shpejt ai do të lajmërohet dhe do të shpjegojë gjithçka. Ki pak besim - më inkurajonte. Mirëpo, kësaj radhe Petriti nuk kishte pasur të drejtë. Në vend të Tomorit u lajmërua policia dhe më dha lajmin se burri im e kishte humbur jetën në një fatkeqësi komunikacioni në rrugë. Më ra telefoni nga dora, ndërsa që mua më humbi vetëdija. Nuk e di se kush më kishte dërguar në shtrat, e as kush kishte biseduar me policinë. Kur jam zgjuar, Petriti dhe nëna ime ishin ulur pranë shtratit. Mjaftonte e gjithë kjo që të bindem se kjo nuk ishte vetëm një ëndërr e tmerrshme. - Më thoni se nuk është e vërtetë! Tomori nuk ka vdekur - po bërtisja unë. Që të dy po heshtnin, e dinin se nuk do të mund të më ngushëllonin. Dhimbja ishte tepër e madhe. I kam lutur të më lënë vetëm, sepse në ato momente askënd nuk po e dëshiroja pranë vetes.

Në dorë e mora foton nga martesa jonë dhe fillova të qaj. E kam fajësuar veten time për aksidentin, sepse pas bisedës sonë të gjatë ai ishte nisur për rrugë dhe nuk kishte fjetur aspak. Në një rrugë të ashpër kishte vërejtur dy biçiklistë, e për të shmangur goditjen e tyre kishte dalë nga rruga dhe kishte përfunduar poshtë në një humnerë. Ata përnjëherë kishin lajmëruar ndihmën e shpejtë, ajo kishte shkuar shumë shpejt, por për burrin tim nuk kishte shpëtim. - Kjo ishte dhimbja më e madhe që e kisha përjetuar ndonjëherë, derisa në shtëpi erdhën mjekë. - Menjëherë do t'ju japim një injeksion kundër dhimbjeve dhe më pas ju dërgojmë drejt e në spital - u përgjigj njëri nga mjekët. - Po mendoj për gruan time, e cila më pret, e unë nuk do t'ia dal. Tash sikur të tjerët, ajo do të vuajë dhe do të lëndohet - ishin këto fjalët e fundit të tij. Tomori kishte vdekur rrugës për në spital. Kam menduar se edhe për mua ky ishte fundi, se nuk kam arsye të jetoj. Me ditë të tëra kam refuzuar ushqimin dhe mendova se do të vdes nga pikëllimi. Ishte kjo mënyra e vetme që të jam përherë me burrin tim.

Por, Petriti më bindi se duhet të jetoj, sidomos shkaku i krijesës së vogël që për dy muaj ishte në barkun tim. Djali im ishte arsyeja pse jetoj, pas një dashurie të tillë, zemra ime gjithmonë do të jetë e zbrazët - po mendoja unë. Petriti po më vizitonte për çdo ditë, më inkurajonte që përsëri do të jam e lumtur, e mua më dukej se ashtu do ta tradhtoja Tomorin. Jeta pa të ishte dhimbje, ndërsa që veten time në përqafim të një mashkullit tjetër nuk po mund ta imagjinoja. Me vite kam jetuar në të kaluarën me kujtimet e burrit tim. Petriti nuk ishte dorëzuar, më priste me padurim. Djali im, Tomori, tashmë ka dy vjet, e miqësia midis meje dhe Petritit ishte thelluar në diçka tjetër. Nuk po e them se është me aq pasion, sepse askënd nuk do ta dashuroj sa Tomorin. Na lidh miqësia, respekti dhe sinqeriteti. Nga miqësia kemi bërë një hap tutje, më kishte bindur Petriti im, sepse nuk ka arsye që njëri-tjetrit të mos i japim një mundësi. (FUND

(Kosova Sot Online)