Ngjarje e vërtetë: Diktatori në shtëpinë tonë (6)

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 13:30
Ngjarje e vërtetë: Diktatori në shtëpinë tonë (6)

- Nënë, pse je e këtillë? - e pyeta një pasdite pasi që, me kërkesën e saj, ia bëra një çaj, ia përgatita kafjallin dhe ia preva thonjtë e këmbëve. Më shikoi me ashpërsi, pa asnjë pikë butësie. - E, si qenkam unë? Pse ende në mua ekzistonte ajo frika, e cila nuk më lejonte që të bisedoja me të si gruaja me grua? Me gjasë kjo ishte pasojë e një edukate të keqe me të cilën jam rritur. - Do të doja që t'ia kalonim më mirë - fillova ngadalë derisa ia veja çorapet në këmbë. - Sikur unë nuk e dua një gjë të tillë! - më tha me një zë të ashpër. - Por, çka të bëj kur ju jeni një familje kaq e çuditshme! Pasi që i dëgjova këto fjalë, automatikisht e ngrita shikimin, për të parë mos ajo ishte duke bërë shaka. Por, shikimi i ashpër i saj tregonte se e kishte seriozisht. - Kur mendoj ndonjëherë se sa mund kam bërë duke ju edukuar, ty dhe Lulen, e tani, çfarë dobie kam nga një gjë e tillë?

Asnjëra nga ju nuk arriti asgjë në jetë. Ajo të paktën qe aq e mençur, saqë u nda nga ai, "i saji", për dallim prej teje. Ndjeja sesi më shtrëngonte gjoksi dhe më zihej fryma. O Zot, mos vallë do të më kapte farë infarkti tani, mendoja derisa dhimbja filloi që të më zbriste përgjatë dorës së majtë. - Po, po! Mirë më dëgjove! Fakti që je martuar me atë qyqarin Vegim është gabimi yt më i madh. E edhe fëmijët atij i kanë ngjarë… Doja ta lusja që të ndalej, por ajo bluante si rrotë e mullirit. Më pas u ngrita dhe dola. Urgjentisht kisha nevojë për ajër të freskët. Pasi që mu largua dhembja në gjoks, fillova që të shëtisja rrugës teposhtë. Në fillim ecja pa ndonjë qëllim të caktuar, e më pas mu kujtua ku mund të shkoja. - Më nuk mund të kthehem atje - i thashë kushërirës sime, Blerta. - Më së keqi është se nuk e kam aspak mbështetjen e familjes - i qahesha asaj. - Lëri pak që vet të ballafaqohen me nënën tënde. Ti mund të rrish këtu sa të duash - më tha ajo. - A mendon se kjo do të ishte gjë e mirë? - i thashë, duke e shikuar e habitur. - Natyrisht! Ti mundohesh t'ua bësh qejfin të gjithëve, por të tjerët e marrin si të gatshëm këtë që e bën ti. Duhet t'i lësh pak që ta shohin si është pa ty. Ideja e saj më pëlqeu, prandaj edhe e pranova. Më duhej pak qetësi, meqë nervat i kisha tepër të tendosura. Por, nuk vonoi shumë, e në shtëpinë tonë filloi të mbretëronte paniku. Që atë mbrëmje në celular filluan të më vijnë thirrje pas thirrjeje. Së pari më telefonoi Vegimi, e më pas, njëri pas tjetrit edhe fëmijët e mi.

Të gjithë e kishin vetëm një pyetje: Ku je dhe kur do të kthehesh. Kur iu thashë se nuk do të kthehesha për disa ditë, ata i kaploi dëshpërimi. Fundjava, e kaluar pa mua, bëri që tërë familja ime të kaplohej nga dëshpërimi. Të dielën mbrëma para derës së Blertës u vizatua Vegimi. Ishte i zemëruar, por kur më pa mua, u qetësua. - Të gjithë ju iknit nga shtëpia, por tani është radha ime. Tani mund të them: më është mërzitur çdo gjë! Pas lutjeve të shumta, ia dolën që të më bindnin të kthehesha në shtëpi. Për befasinë time, në shtëpi mbretëronte një atmosferë krejt tjetër. Vegimi sillej si mos më mirë, fëmijët silleshin mirë, e edhe nëna ime përmbahej për të mos bërë komente të këqija. Pas muajve të gjatë të situatës së padurueshme që kishte mbretëruar më përpara, tani më dukej se kisha shkuar në xhenet. Por, kur një muaj më pas më telefonoi Lulja e gëzuar, duke më thënë se kishte gjetur punë, më duket se më shumë u gëzova unë, sepse tani nëna do të mund të kthehej në azil, për të cilin vajtonte çdo ditë të lume. E ne, përfundimisht do të mund t'i kthehemi jetës normale. FUND Sokoli megjithatë ishte personi i vetëm me të cilin kalonte kohë jashtë punës. Në fakt, as për të nuk mund të ndante kushedi sa kohë, por së paku fundjavave dilnin për të pirë kade ose nganjëherë dilnin edhe në mbrëmje. E bindi që ta marrë edhe një punëtore në dyqan, pandërprerë e shprehte brengën se ajo dukej e rraskapitur dhe se është duke humbur peshë, ndërsa kjo sjellje mbrojtëse edhe më shumë bëhej domethënëse në sytë e saj, sepse Dini ishte indiferent. Lejonte që Sokoli t'i bëhej sa më i afërt, dukej sikur vetë ia hapte rrugën drejt zemrës së saj. Në muajin që erdhi dhjetëra produkte u bënë me ambalazhe, emra dhe specifika të përshkruara mirë, ndërsa objekti për shitje me pakicë filloi të mbushej me rafte, reklama, ngjyra dhe aksesorë të ndryshëm. Dëshira e saj ishte që të dukej sikur qilari i gjyshes dhe Dini u pajtua me këtë. Krenare për shkak se kishte kontribuuar në tërë këtë gjë, një ditë para ditëlindjes së saj i tha Dinit se dëshiron që ta vizitojë familjen dhe që do t'i duhej që të punojë pa të për disa ditë. Ai u pajtua, por tepër lehtë, gjë që sërish i pengoi asaj. Dukej sikur ai e kishte fshirë krejtësisht nga mendimet e tij ose po aktronte tepër mirë. Kur pak më vone gjatë asaj dite Sokoli hyri në dyqanin me antikitete dhe ia vërejti qeskat nën sy të cilat nuk kishte mundur që t'i mbulojë as grimi, i tha që t'i marrë disa ditë pushim dhe të shkojë te familja. Ai në mënyrë noshalante propozoi që të shkojnë së bashku. Kishte një vëlla atje, dhe do të mund të shkonin dhe të ktheheshin bashkë. Flutura me kënaqësi e pranoi propozimin e tij. E kishte më lehtë që atje ta dërgojë një pjesë të vogël të jetës së saj të këtushme. Natyrisht, kur arritën para shtëpisë së prindërve të saj, ajo këmbënguli që ai të hyjë së bashku me të. Dëshironte thjeshtë që ai ta konfirmojë suksesin e saj para njerëzve të cilët gjithmonë e kanë konsideruar si pamjaftueshëm të pjekur për të marrë vendime të mira. Kur pa sesi i ati i saj priti përzemërsisht Sokolin dhe si e nderonin ata dy njëri-tjetrin, diçka ndodhi. Ai mund të ishte dhëndër perfekt. Të dashurit e saj gjithmonë kishin qenë të mirëseardhur në atë shtëpi, por ishte vërejtur se me asnjërin nga ta prindërit e saj nuk kishin qenë të kënaqur. Thjesht, i toleronin, si figura kalimtare në jetën e vajzës së tyre. Ata asnjë lidhje të saj nuk e kishin marrë seriozisht. Për këtë shkak, Flutura më pas ndahej nga ata djem, duke u dorëzuar para mendimit të njerëzve që kishin një ndikim të madh edhe te populli. Thjesht nuk donte që të dëshmonte sesi ajo dinte më mirë se ata se çfarë ishte mirë, e çfarë keq, sepse në këtë fushë humbte gjithmonë. E, kësaj here, më së shumti i gëzohej Ukës. Ishte ai një mashkull që kurrë nuk do të piqej, një njeri i gëzueshëm, dorëlirë, bekri, joserioz dhe i parregulluar, por prapëseprapë i gëzuar. Ai e përqafoi motrën aq shumë, saqë ia bëri me dije se sa shumë i mungonte. - Kë e ke sjellë? Një të dashur të ri? - Mos u tall. Ky është një mik i babait, i cili më ka ndihmuar shumë. (vijon) Të dashurit e saj gjithmonë kishin qenë të mirëseardhur në atë shtëpi, por ishte vërejtur se me asnjërin nga ta prindërit e saj nuk kishin qenë të kënaqur Nuk vonoi shumë, e në shtëpinë tonë filloi të mbretëronte paniku. Që atë mbrëmje në celular filluan të më vijnë thirrje pas thirrjeje. Së pari më telefonoi Vegimi, e më pas, njëri pas tjetrit edhe fëmijët.

(Kosova Sot Online)