Roman dashurie: Gruaja me sekrete (41)

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 15:50
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (41)

Flutura mori frymë thellë. Atëherë nuk të kam kuptuar. Tani e kuptoj reagimin tënd. - Po, por u largove. I kam thënë avokatit që të të japë gjithçka që kërkon vetëm që ta prishim kontratën. Me të vërtetë vetëm kam dëshiruar që të mos kem më punë me ty. Ai e ka bërë punën e tij. Dëgjova se ishe larguar nga qyteti dhe të njëjtën ditë jam ndarë nga Bardha. Tani Flutura mezi e fshehu buzëqeshjen. - Je ndarë? - Po. Edhe ashtu kohëve të fundit lidhja u bë e padurueshme. Ty të kisha në mendje, ndërsa ajo filloi të bëjë skena të ndryshme, si duket e kishte ndjerë se po distancohem. Ajo është vajzë e mirë, por ka prirje për skena dhe pret shumë nga një lidhje.

Disa herë i ka telefonuar nënës sime dhe i kishte thënë që të më bindë se më ka ardhur koha për martesë dhe që të martohem me të. Atëherë, kur dëgjova që kishe shkuar, i kam telefonuar dhe i kam thënë se çdo gjë ka marrë fund. Si duket ishte më lehtë të ndërpres dy lidhje menjëherë, atë të vërtetën që e kam pasur me të dhe atë jo të vërtetën që e kam pasur me ty në mendjen time. - E pse atëherë ke dashur të më kërkosh? - Më beso, qysh pardje i kam bërë disa llogari financiare dhe diçka nuk përputhej. Më dukej sikur është dashur që të kem shumë më pak të holla në llogari.

Avokati im nga unë e kishte autorizimin e plotë që ta menaxhojë një llogari. Kur e kontrollova atë llogari dhe e pashë se ishte hequr një shumë para largimit tënd, asgjë nuk më ishte e qartë. I telefonova dhe më tregoi se ta kishte dhënë shumën që kishe kërkuar. Atë ditë isha i tronditur, i çmendur, si i pa kokë. Madje edhe nënën e kam pyetur se çka mendon për faktin kur dikë e konsideron si mashtruese dhe gënjeshtare, me lidhje të forta të cilat mund të më shkatërrojnë, largohet nga një biznes i mirë e nuk merr më shumë se që kishte sjellë. Atëherë nëna mi hapi sytë. Tha se njerëzit nuk vlerësohen me faktin se kush janë prindërit e tyre, as për atë që e fshehin, por vetëm për atë që e zbulojnë.

Ndërsa ti më ke zbuluar shumë gjëra të mira. Dhe atë të dobishme për biznesin. Jam i dashuruar në ty. Çmendem pas teje. Ajo u befasua. U shikuan. Nuk mund të besonte se sapo kishte dëgjuar këto fjalë, por megjithatë iu hodh në përqafim dhe filloi që ta puthë me pasion. KAPITULLI I TRIDHJETË Dy javë më vonë, Uka e shikonte të motrën duke u ulur në xhipin e saj. - Oj motër, ta kam lakminë për energjinë që e ke. Kurse Flutura buzëqeshi. - Hajt, bre! Edhe ti ke energji, bile tepër, nëse do ta dish. Shkova, dua që të mbërrij sa më parë që të jetë e mundur. - Vozit me kujdes! Dhe, përshëndete atë dhëndrin tim të ardhshëm. - Kurrë nuk i dihet... Disa orë më vonë ajo gjendej në përqafimin e tij, në dhomën e tij të fjetjes, në një shtëpi të ngjashme me një kasolle të madhe. - A nuk i ke marrë gjësendet tua me vete, a? - I kam marrë ca gjëra, për disa ditë. - D.m.th., ende jam në provë, apo jo? Ajo buzëqeshi dhe e giciloi. - E urrej kur më gicilon. - E mua më pëlqen se si të bën nervoz një gjë e tillë. Qysh të nesërmen arritën në dyqan, ku i priti punëtorja me një ngazëllim të madh. - Më keni munguar. (vijon)

(Kosova Sot Online)