Roman dashurie: Një jetë më e mirë (22)

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 12:10
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (22)

E kishte vërejtur se kishte ndaluar t'i bënte presion. Me të vërtetë, do të ishte absurde që të ulen në kamionin plot me mobilie, të voziten nëpër rrugët e fshatit dhe që edhe më tutje të jenë formalë. - Më ka befasuar fakti se vozitesh me kamion, sepse nuk e di si do të ndikojë kjo në reputacionin tim. - Nuk po e kuptoj këtë më së miri? - Epo, një biznesmen i suksesshëm nuk do t'ia lejonte vetes që të tjerët ta shikojnë si një shofer kamioni. - Mendon se janë objektiv i shumë femrave? E përpiu ëmbëlsirën. Vetëm tani ishte e vetëdijshme se kishte transmetuar fjalët e çarshisë, edhe pse për një kohë të shkurtë ishte aty rrotull. - E kam vërejtur si të shikojnë... prandaj ta thashë këtë. - E unë kam menduar se më ke vlerësuar si të hijshëm dhe sharmant, sipas shijes tënde, dhe më ke dhuruar një kompliment personal, kishte përshtypjen se nga skuqja do t'i pëlcasin veshtë.

- Unë jam një njeri normal dhe nuk kam pse të më vjen turp. Nuk jam si biznesmenët e Prishtinës, që vendosin grim para pasqyrës për t'u dukur më të rrezikshëm dhe më me pushtet te të tjerët. E çfarë je ti Jehonë? - Në çfarë mendimi? - A ka diçka që fsheh prej meje? - Jo, nuk e besoj ... Por, fshihte, së paku të gjitha këto vite, se dikur kishte vetëm tri palë pantallona, të cilat i vishte gjithnjë. - Kam biseduar për ty me disa njerëz mbrëmë. Jemi grumbulluar një shoqëri e ngushtë nga ky qytet, tregtarë që do të blenë lokalet në qendrën tregtare të cilën po planifikoj ta ndërtoj. Disa prej tyre të njohin, kishin ardhur atje ku ti ke punuar. Kishte dashur që të rrëzohej përtokë. E kishte zbuluar të kaluarën e saj të ndytë. - Kur më ke propozuar që të takohemi në një kafiteri, pyetesha se si nga të gjitha lokalet, pikërisht je përcaktuar për "Hollivudin". - Po, isha kameriere aty. e kaploi mllefi. A ia bëri me qëllim ky mashkull, i cili ia dha për fytyrë parfumet dhe rrobat e shtrenjta që i kishte tani, duke ia bërë me dije se ishte ajo Jehona e dikurshme, dhe se ajo ishte vajza e Milot alkoolistit? A thua pse kishte bërë pyetje për të? Agimi e kishte ndier ndryshimin në disponim, në zërin e bashkudhëtares së tij. - Nuk kam menduar asgjë të keqe, vetëm ta dish se kam bërë pyetje për ty, për faktin se më ke interesuar. i kishte dëgjuar fjalët, por ishte tepër e mllefosur për t'i komentuar. - Dhe çfarë të kanë thënë? Pikërisht dua ta di se si më kanë menduar mua? A ta kanë thënë se kisha aromën e një sapuni të lirë, se këpucët i kisha të grisura? A ta kanë thënë se i ati im ishte një alkoolist, të cilin e kujtoj në bazë të shisheve të konsumuara? - Prit, prit, nuk kemi nevojë për këto. Nuk kam dashur që këtë ta kuptosh kështu. Unë jam i lumtur që ke arritur këtu ku je dhe ... Hej, arritëm. përballë një shtëpie së vogël nga lloçi, ku silleshin shtatë fëmijë, njëri pranë tjetrit. Në një afat prej pesë minutave Jehona kishte harruar bisedën që e kishte bërë me Agimin dhe po luante me fëmijët, e vetëdijshme se Agimi po e shikonte me lakmi.

KAPITULLI I KATËRMBËDHJETË:

Tek ajo familje ata kishin ndenjur për tri orë. Ata ishin njerëz inteligjentë, plot me jetë, argëtues dhe me vullnet. Gjyshi po qëndronte i shtrirë në shtrat, por kjo nuk e ndalonte edhe atë që kohë pas kohe ta hedhë nga një shaka. Tre djem dhe katër vajza kanë prezantuar një shfaqje të vogël për mysafirët. Të gjithë u ishin gëzuar mobilieve, e sidomos për frigoriferin, i cili ishte dyfish më i madh sesa ai që e kishin ata. Mezi ishin ndarë, e Jehona i kishte premtuar se shumë shpejt do të shkonte përsëri. Derisa po ktheheshin, edhe ajo edhe Agimi po heshtnin. (vijon)  

(Kosova Sot Online)