Roman dashurie:Si u dashurova në ty (14)

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 11:17
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (14)

Nëna tërhoqi flokët e mia për t'i krehur, dhe disa prej tyre që më ishin në sy. "Nuk mund të them se dhimbjet do të ndalojnë. Vetëm se do ta kesh më të lehtë nëse ballafaqohesh me të". Vëllai i saj, daja im, kishte vdekur në një fatkeqësi komunikacioni, kur nëna ishte në kolegj. Ajo edhe më tutje dridhej sa herë që flitej rreth tij. Ata kishin qenë shumë të afërt, unë mendoj. "Unë nuk dua që të lehtësohen dhimbjet". "Pse"? Ajo largoi krehrin dhe më priti derisa të ulem. Ajo po krihte flokët me lëvizje të gjata dhe të buta, që ma kujtonte kohën, kur isha vajzë e vogël. Ajo më këndonte dhe m'i krihte flokët para se të shkoja në shtrat. "Sepse nëse bëhet më e lehtë…unë do ta harroj". Edhe më tutje e kisha në çantë letrën që ma kishte shkruar ai, me dorë të lirë. E mora në dorë dhe e hapa letrën, e lexova. Letra ishte pak e lagur, ndërsa që ngjyra e kaltër kishte filluar të zbehej pak. E kam dëgjuar psherëtimën e nënës, isha diçka si dënesë. "Oh, shpirt. Jo. Unë të premtoj se kurrë nuk do ta harrosh.

Por, duhet të lejosh veten të shërohesh. Kjo nuk është një tradhti, nëse e lë që të pushojnë pak ndjenjat e dhimbjet. Ai do të dëshironte që ti të jesh në rregull". Unë ndjeva diçka në fyt, diçka të mprehtë dhe të nxehtë. Ndjeva pikërisht atë, nëse do të ndaloja ta kujtoja, nëse do të ndaloja ta largoja dhimbjen, kjo do të ishte një tradhti për të. Për neve. "Nuk është faji yt Nell". Mora frymë thellë dhe pothuajse m'u ndal fryma. "Më këndo? Sikur që më këndoje dikur"? Më duhej t'ia tërheq vëmendjen. Nuk po mund t'ia thosha se ishte faji im. Ajo do të tentonte të më bindte se nuk ishte. Ajo mori frymë thellë, derisa po tërhiqte flokët e mia me krehër. Ajo filloi të më këndonte "Danny's Song" nga Kenny Loggins. Ishte kënga e tij e preferuar dhe unë e dija tekstin, pasi që e kam dëgjuar shumë herë. Kur fjalia e fundit doli nga fyti i saj, unë u tkurra, e më shumë gjak po më qarkullonte në zemër. Lotët po më rridhnin nga sytë, e unë nuk po i fshija fare. Nëna më pas largoi krehrin nga flokët dhe më tha. "Fli Nell". Kur më zuri gjumi, po shihja ëndrra që më torturonin. Sytë e Kyle-s në mua, derisa po vdiste, e sytë e Colton-it, duke më shikuar, thuajse e dinte. E lexova porosinë e tij përsëri, shtatë herë. Po recitoja fjalët, sikur të ishte një poezi.

U zgjova në orën 3:38 në mëngjes. Nuk po mund të merrja frymë nga presionin i zisë. Muret ishin të mbyllura përreth meje, po më bënin presion në kafkën time. E mora një pjesë me akull dhe e vendosa në kyçin e këmbës. E preka zemrën time, derisa edhe duart e mia ishin të nxehta. Një melodi e lehtë po dëgjohej nga porti. Unë e dija fare mirë se kush ishte. Bari ishte i lagur, ndërsa edhe gurët ishin të ftohtë. Ajri i natës ishte i hollë dhe i ftohtë, qielli ishte si një batanije e zezë, e mbuluar me argjend. Këmbët e mia të zbathura tashmë ishin në të ngrohtë. Tingujt e kitarës po vazhdonin, unë e dija se ai e dinte që unë jam aty. Ai ishte shtrirë në karrigen luhatëse, me kitarën e mbështetur në stomakun e tij. Një shishe me liker ishte pranë tij. (Vijon)


(Kosova Sot Online)