
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (21)

Tani, ja ku është ajo. Pse? U mundova tepër shumë që ta harroja, por ende fytyra e saj, buzët, trupi i saj që shihej pjesërisht nën një fustan të zi, të lagët... ajo më përndjek. Ajo e kafshon buzën me dhëmbët e saj të verdhë, duke më shikuar njëkohësisht me insistim me sytë e saj të gjelbër, të hirtë. Dreq! Kushedi për çfarë arsyeje nuk mund ta duroja atë gjest të saj. Gati sa u alivanosa kur na u takuan shikimet për herë të parë. Por, përkundër kësaj, e vazhdova këngën. Unë jam duke ia kënduar asaj këngën, derisa arrij te fjalët përfundimtare "I…and love…and you." Ajo e di, e sheh në sytë e mi. Është marrëzia vetë që këtë këngë t'ia këndoj asaj, por tani nuk mund të ndalem. I shikoj buzët e saj duke lëvizur, duke shqiptuar fjalët bashkë me mua.
Sytë e saj janë të lënduar. Personi që qëndronte para saj lëviz, gjë që ma mundësoi ta shihja një kuti kitare të mbështetur për të. Nuk e dija se ajo i binte kitarës. Kënga mbaron dhe turma largohet, disa prej tyre duke u kollitur. Biznesmeni, i cili ende ishte në telefon, më përshëndetë dhe ma bën me dorë që ta thërras. Ndoshta do ta thërras, ndoshta jo. Muzika është shprehje, nuk është biznes. Ajo afrohet, duke marrë me vete kitarën dhe duke u ulur afër meje. Nuk m'i ndanë sytë derisa ulet, më pas e hapë kutinë e kitarës dhe merr një melodi klasike. Këtë e bën pasi që përsëri e kafshon buzën. Unë buzëqesha lehtazi, duke parë se dhembja nuk ishte larguar kurrë nga ajo. Ajo e ka bartur gjithmonë me vete atë. Më pas ia nisa që të këndoja edhe unë. Fjalët më dalin lehtë nga buzët, por mezi e dëgjoj veten. Ajo ende shikon gishtat e saj derisa i ndërron në telat e kitarës dhe i gabon disa nota. Por, zëri i saj është magji e vërtetë, aq i ëmbël. Kishim tërhequr vëmendjen e një turme të madhe.
Njerëzit e kishin bllokuar rrugën dhe shihej se asaj nuk i pëlqente aspak kjo vëmendje. Ajo e qet këmbën mbi këmbë. Ajo merr frymë thellë, duke e gjetur ritmin me mua. Kënga mbaron, disi para kohe. Unë sikur pres që ajo të ngrihet dhe ta lërë kitarën dhe të largohet, pa thënë asnjë fjalë, duke u larguar në një mënyrë aq të mistershme, saqë edhe ishte paraqitur. Por, ajo nuk veproi kështu, falë Zotit. Ajo e shikoi turmën, kafshoi buzën, më shikoi. Unë prisja. Ajo merr frymë thellë, sikur të ishte duke u menduar, e më pas kthehet, sikur të thotë, "po, do ta bëj". Më pas filloi një melodi, të cilën e njihja, por që nuk më kujtohej teksti. Më pas ajo fillon që të këndojë. (vijon)
(Kosova Sot Online)