Roman dashurie: Si u dashurova në ty (73)

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 13:20
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (73)

"Ndal. Mos i hiq"! Zëri i Colton-it më vjen si ulërimë, duke më ndalë menjëherë. I bindem duke i lëshuar duart anash. Nuk e di pse, por më pëlqen kur më urdhëron ai. Disi më rrëqethet trupi, në kuptimin më të mirë të fjalës. Ai më afrohet dhe gjinjtë e mi fërkohen për gjoksin e tij të fortë. I zgjati duart e i qes në supet e tij, e më pas edhe në shpinë, duke e afruar atë më afër vetes. Ai fillon që të më puthë, në fillim me butësi. Kjo më shkrin, më zbut, më kall delikatesa e puthjeve të tij. Arrij me duar në fund të shpinës së tij dhe tentoj t'i fus duart nën veshje, për t'ia prekur vithet e forta.

Ai fillon që të më puthë me një forcë edhe më të madhe, duke m'i prekur gjinjtë, sikur të ishin lodrat e tij të preferuara. Duart e tij të ashpra luajnë me majat e gjinjve të mi, duke bërë që të rrëqethem e tëra. Ndihem si e lënë midis detit, kur ai papritmas largohet nga unë. "Mbahu për kornizë të derës", më urdhëron. Unë i bindem, e ai qeshet me një të qeshur prej grabitqari. "Tani, hapi këmbët në gjerësinë e shpatullave të mia... po, ashtu. Mos lëviz dhe... shtrëngoi dhëmbët".

Më duket se e di se çka është duke planifikuar ai, prandaj fillon që të më vështirësohet frymëmarrja nga eksitimi, më duket se zemra, me të rrahurat e veta, më ka ardhur në grykë të fytit. Mbahem vetëm me duar, për kornizën e derës, derisa ai përkulet para meje. M'i vendos duart prapa dhe fillon që të m'i zhveshë pantallonat. Unë filloj të ulërij nga kënaqësia, edhe pse ai ende nuk ka filluar të më bëjë asgjë. Tani jam tërësisht e zhveshur, me fytyrën e Colton-it midis kofshëve. Pres, pres, por më kot. Ai vetëm më shikon. A do të bëjë seks oral me mua? A do të ma fusë gjuhën brenda?

Oh, sa do ta doja një gjë të tillë. Pres, por më kot. I mbylli sytë e dëshpëruar, por mu atëherë kur mendoj se nuk do të ndodhë asgjë, ndjej prekjen e gjuhës së tij të njomë e të ngrohtë. Më duhet që të mbahem për kornize të derës me tërë fuqinë që kam. Më duket se do të shkrihem e tëra. "Shtrëngoj gjunjët, Nelly-bejbi", më tha ai. Unë i bindem, e ai përsëri ma fut gjuhën brenda. Unë shkrihem. Një ferr i vërtetë me ndjenja të këndshme është duke më kapluar përbrenda, një si balonë që rrezikonte të shpërthente. Momenti i shpërthimit ishte duke u afruar dhe ai më shtynte në atë drejtim. Doja ta prekja.

T'ia prekja flokët, lëkurën, por ia më kishte urdhëruar që të mbahesha për kornizë të derës dhe, sikur të mos e bëja këtë, ai mund të më linte përgjysmë, duke u ndalur në aktivitetin që kishte nisur. Sa më i lartë që bëhej zëri im, aq më shpesh e lëvizte ai gjuhën. (vijon)

(Kosova Sot Online)