Roman dashurie: Si u dashurova në ty (77)

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 15:50
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (77)

KAPITULLI I DYMBËDHJETË

Më zgjon zëri i kitarës së Coltonit. Ai zë është i dobët, më vjen nga një lartësi e madhe. Ai paska hipur mbi kulm. E largoj gjumin dhe i qes këmbët poshtë shtratit të tij (tonë?), e veshi një bluzë nga një shportë që gjendet në dysheme. Jashtë nuk është zdritur ende, por derisa ngjitem shkallëve të kulmit që cijatin, me kitarë në dorë, shoh qiellin gri midis blloqeve të apartamenteve. Kishte një a dy orë para agimit. Colton gjendet ulur në karrige, me pantallona të shkurtër dhe me një pallto të grisur. Ai i ka sytë e mbyllur dhe i bie një melodie të lehtë, të ëmbël, e cila ma kujton një melodi të bendit "City & Colour", por nuk është e tillë. Ai po ashtu është duke kënduar me zë të butë, me grimasa të fytyrës, të cilat i ndryshojnë varësisht nga teksti i këngës. Një gotë kafe, ende duke qitur avull, gjendet në tokë, afër tij, e pak më larg gjendet një termos, që, kur t'i zbrazet gota, ta mbushë menjëherë.

Ulem në një skaj, me këmbët në shkallë, duke shikuar dhe duke dëgjuar. Nuk mund t'i dalloj qartë fjalët që ai është duke i kënduar, meqë ai është i zoti që të këndojë, apo më mirë të them, të murmurojë me zë të ulët. Herë pas here, ai ndalet, e rregullon melodinë, apo tekstin, e më pas vazhdon. Tash e kuptoj se ai është duke e shkruar një këngë. Ai arrin deri te fundi i këngës, zgjatet që ta marrë kafen, duke më vërejtur edhe mua në ndërkohë. "Oh, tung. Shpresoj që të të mos kem zgjuar". Unë i rrudhi supet dhe shkoj që t'i ulem në prehër. "Ti më zgjove, por nuk ka problem. Më pëlqen që të zgjohem nga zëri yt". Kjo mund të ketë tingëlluar tepër klishe, por nuk mërzitem, sidomos tani kur shoh si shkëlqejnë sytë e tij. "Pse je zgjuar kaq herët?", e pyes. Ai ma pason filxhanin e kafes dhe unë e pi një gllënjkë derisa ai më përgjigjet. "U zgjova me këtë këngë në mendje. M'u desh që ta shkruaja, ta nxirrja, e di?"

"Mesa munda të dëgjoj, qenka këngë e mirë", i them, pa e gënjyer. "Ende nuk e kam mbaruar, por faleminderit". "Për çka flet?" Ai i bie kitarës me gisht. "Për ty, për ne. U frymëzova nga diçka që thash mbrëmë". "A do ta këndosh njëherë për mua?" Ai më shikon dhe tundë kokën. "Ë-ë! Ende nuk e kam mbaruar. Të enjten do të performoj diku. Do ta këndoj për ty atëherë". Unë shtirem sikur jam prekur, e Colton vetëm qeshet. E pimë kafen bashkë dhe shikojmë sesi lindë dielli midis ndërtesave, duke punuar në këngën të cilën e këndojmë bashkë. Jam e lumtur dhe refuzoj që të lejoj ndonjë gjë të ma prishë këtë lumturi, nuk e lejoj as fajin, të cilin e ndjej vazhdimisht, e as faktin se ende më mungon Kyle. Arrij të kuptoj se gjithmonë do të më mungojë Kyle dhe, një pjesë e imja gjithmonë do të ndihet me faj vetëm pse unë jam gjallë, e ai jo. Kjo është diçka me çka më duhet të jetoj. * * * Është e enjte dhe nervat i kam të tendosura.

Këtë javë kam performuar tre numra solo, e edhe Colton do të debutojë me këngën e re. Bëjmë përgatitjet për interpretimin e këngëve të bendeve të njohura, si Mumford & Sons, The Civil Wars, Rosi Golan etj. Unë i këndoj këngët e mia solo, "Let It Be Me" të Ray LaMontagne, dhe dy këngë të Ella dhe Billie-t, të cilat janë bërë të preferuara nga turma. Dhe më pas, menjëherë pas pauzës, Colton e pastron fytin dhe fillon të përgatitet për të performuar. Kjo është mënyra e tij për ta fituar vëmendjen e publikut. (vijon)

(Kosova Sot Online)