Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (11)

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 15:17
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (11)

"Çfarë është "Joe's bar"?, e bëra këtë pyetje me zë të lartë. Nuk isha i sigurt, nëse po flisja me të, apo me veten time, apo me ato dreq fluturash që i kisha përreth. "Një…bar". Zëri kishte bërë një jehonë para se ta fillonte të qeshurën. "Bendi im dhe unë do të paraqitemi aty në orën dhjetë të mbrëmjes. Duhet të vish aty. Mendoj se do të pëlqejë aty". Ai po vazhdonte të më dhuronte të qeshurën më të këndshme në botë. Ishte kaq i kujdesshëm sa që nga nervozizmi më kishte bërë të kollitem. Dorën e kishte mbajtur sipër meje dhe derisa po më thoshte mirupafshim, ai po buzëqeshte. Në këtë mënyrë, ai e mbylli derën e taksisë dhe shkoi rrugës së tij. "Tung", pëshpërita unë me veten time, derisa po e shikoja veturën duke u larguar. Nuk po largoja shikimin derisa ai u kthye në kënd dhe ka shkuar tepër larg, tepër larg.

Po i shikoja librat që i kisha në duar dhe më pas buzëqesha. Do të më duhej të filloj gjithçka nga e para, përsëri. Gabby do ta pëlqente këtë moment të çuditshëm. Vetëm se, e dija këtë unë. Kapitulli i tretë: Nuk do të shikoj prapa. Nuk e kam ndërmend të qaj. Madje as nuk e kam ndërmend të pyes se pse. ~ Kërkesa e Romeo-s. Motori në veturën e verdhë të Henry-t, nga viti 1998, i ndryshkur dukej thuajse do të eksplodojë derisa po tërhiqej nga stacioni "Amtrak". Stacioni ishte i mbushur me udhëtarë që po udhëtonin, po përqafoheshin dhe po qanin, e disa po qeshnin. Njerëzit po zhyteshin në artin e lidhjes njerëzore. E gjithë kjo më bënte të mos ndihesha rehat. Jam ulur në valixhen time me kutinë e drurit të Gabby-t në dorën time. Me gishtërinj po rregulloja flokët, me shpresën se do të shmang të njëjtën lidhje që me sa dukej pjesa tjetër e botës ishte në kërkim.

Unë po shkrihesha në fustanin me ngjyrë të zezë q e kisha veshur, ndërsa që të ngrohtit e Uiskonsinit më kishte depërtuar te këmbët e mija. Prapanica ime po digjej në atë natë të vonë, por nuk ma kishte marrë mendja se edhe për një orë të gjatë do të më duhej ta pres Henry-n, që të vij dhe të më marrë. Ishte dashur ta dija këtë, se ai do të vonohej, por a thua, a do të mbushem mend ndonjëherë. Unë po e prisja atë pranë trotuarit. Rrota e tij e parë shkeli sipër një shishe së mbyllur me kapak, e unë po shikoja se si ai kapak, me gjithë atë presion, pëlciti kaq shumë dhe ra në anën tjetër të trotuarit. Madje një pjesë e ujit ma preku dhe fustanin, që e kisha dhuratë nga nëna dhe babai im kur i kisha mbushur gjashtëmbëdhjetë vjet. Uhhhh, a është e domosdoshme që kjo veturë të bëjë kaq shumë zhurmë? Henry doli nga vetura dhe erdhi këtej të më ndihmonte dhe të më përshëndesë.

Këmisha e tij verore me ngjyrë të gjelbër, gjysma e kopsave ishin të zbërthyera dhe ishte e futur nën xhinset e tij. Këpuca e tije majtë nuk ishte e lidhur, ndërsa që po ndjeja aromën duhanit, por në pjesën më të madhe, ai dukej mirë. Qetësia po mbretëronte. "A është kjo krejt çfarë ke", më pyeti ai. Nuk i përgjigjem. Çfarë pyetje e marrë. "Ma jep këtë valixhe-" Ai bëri një hap para për të marrë valixhen, unë hezitova". (vijon)

(Kosova Sot Online)