Ngjarje e vërtetë: U dashurova në shtratin e vdekjes (1)

  • E /
  • 03 March 2022 - 15:49
Ngjarje e vërtetë: U dashurova në shtratin e vdekjes (1)

Kur të rritesh në familje, që e karakterizojnë probleme të shumta, nuk beson në dashuri. Atëherë e përjeton me iluzion, diçka që u është vënë poetëve, shkrimtarëve, piktorëve dhe shpirtit të artistit. Jetën reale nuk e përjeton si theksim të dashurisë, por si realitet dhe luftë për ekzistencë. Kur sot mendoj për gjithë këtë nuk mundem e të mos pyes se si prindërit e mi kanë mbijetuar më gjatë se pesëdhjetë vite së bashku, e kurrë nuk e kanë ditur çfarë është dashuria.

Që kur kujtoj veten në shtëpinë tonë kishte mbizotëruar lufta e dy egove të tyre dhe vetëm është pyetje se cili do ta fitojë këtë luftë. Në momentet kur i ati ishte më i fuqishëm mbi nënën ishte vetvetja, ndante të hollat nga xhepi pa shikuar sa ishin. Kur nëna e kishte fituar rundin e saj, do na ziente gjellët e preferuara dhe përgatiste ëmbëlsira. Në fakt këto momente ishin të rralla, por edhe ata i kishin momentet e veta. Ne fëmijët gjithnjë ishim në mes, midis dy zonave të luftës, midis nënës dhe babait. Babi gjithnjë thoshte se fjala e tij është e fundit, sepse ai ishte i Zoti i shtëpisë, e nëna thoshte se ishte ajo që mbante tri shtyllat e shtëpisë. Ajo numëronte të vetat, babai arsyet e veta.

Që të dy kërkonin përkrahjen prej neve, e ne e kishim të vështirë të përcaktoheshim cilën anë ta mbajmë. Vëllai i madh më shpesh ishte me babanë, sepse dinte t'ia merrte të hollat, e motra më e re ia mbante anën nënës. E për të mbajtur ekuilibrin në shtëpi, nganjëherë mbaja anën babait e nganjëherë nënës. Thënë të drejtën, gjithçka më ishte gërditur. Urreja të qëndroja në shtëpi. Kishte zhurmë, fjalë banale e nganjëherë herë urreja babanë e herë nënën.

Kur natën shtrihesha në shtrat po mendoja sikur të jetoja në ndonjë familje tjetër ku prindërit pajtohen mes vetes, ku fëmijët nuk janë as prokurorë e as gjykatës. Vitet po kalonin, gjithnjë e më shumë pëlqeja të isha larg tyre, të edukohem mirë dhe të iku nga ai ferr i quajtur shtëpi. Kur përfundimisht kam përfunduar shkollën e mesme të tekstilit dhe kam mbushur tetëmbëdhjetë, me gëzim jam zhvendosur nga shtëpia. Prindërit nuk ishin pajtuar me këtë vendim por nuk kanë mundur të më shtyjnë të ndryshoj mendim dhe të rri në shtëpi.

Gjithmonë isha më ndryshe nga fëmijët tjerë. Vëllai im Ilazi gjithmonë ishte "burrë i vërtetë", kështu thoshte babai, e motra Luljeta ishte "femër e vërtetë". Mua babi më quante "ashtu-kështu". - Demir, nëse je burrë duhet të sillesh si i tillë. Po luan me kukulla dhe motra, e kjo nuk i përngjan djalit. As nuk je vajzë, as djalë. Je "asi". Vetëm më turpëron - më thoshte babai. - Lëre rehat. Ai është djalosh, vetëm te ai shfaqen ato ndjenjat kështu që nuk është më pak burrë se sa djemtë e tjerë.

Të tregojë emocionet do të thotë se ka shkathtësi. Sikur ti kohë pas kohe të kishte treguar ndjenjat ndaj meje, as kurora nuk do të binte nga koka - i thoshte nëna, e më pas biseda do të bartej midis marrëdhënieve të tyre dhe, kështu kanë kaluar vitet … Në vend se të rrihesha me djem, lozja me lodra e kukulla dhe me vajza. Në fillim ato më kanë përzënë prej tyre, por pas një kohe më kanë pranuar dhe për to jam bërë mik i dashur, me të cilin loznin me dëshirë. (vijon)

(Kosova Sot Online)