Roman dashurie: Batica e dashurisë (4)

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 15:50
Roman dashurie: Batica e dashurisë (4)

"Edhe ti" i thashë Dicksonit, duke ia kthyer buzëqeshjen në fytyrë. "Me të vërtetë është". Me skaj të syrit pashë një tufë drite, një kamerë të celularit. Nuk i mbylla sytë, por ndjeva atë siklet të cilin isha mësuar ta kontrolloja vite më parë. Flashi ishte gjëja e vetme e cila nuk më kishte munguar derisa isha në rehabilitim. Kjo foto që ma bënë tani do të paraqitet në internet ende pa mbaruar unë drekën. Mund ta paramendoja edhe titullin: "Ja si ha pas rehabilitimit. Do të trashet si dosë". Dhe, më e keqja ishte se nuk mund të bëja asgjë për ta ndalur këtë.

U tërhoqa nga shtrëngimi i Dicksonit dhe u ktheva në kabinë. Kevini më erdhi prapa, duke u zgërdheshur sikur macja që e ka ngrënë kanarinën. "Nuk ke ndryshuar aspak", tha Dickson pasi që u ul në karrige. Derisa dëgjoja fjalët e tij, luftoja që të mos dridhesha, që ta mbaja pamjen e humbësit larg syve të mi të gjelbër. Për shkak se ai rrente. Unë kisha ndryshuar. Edhe atë, kisha ndryshuar në shumë mënyra, duke përfshirë rrudhat e imta rreth syve dhe gërvishtjet ngjyrë argjendi në pjesën e brendshme të dorës së majtë (nga një tentim ikjeje, prej më shumë se 1 viti më parë). Hera e fundit kur kisha punuar me Dicksonin ishte më shumë se pesë vjet më parë. do ta luaja rolin kryesor në një version modern të "Bukuroshes së fjetur".

Asokohe isha "pula e artë" e "box Office"-s dhe gjëja e vetme që doja të bëja, ishte aktrimi. Por, tani... Thash një marrëzi, thjesht sa për ta bërë Dickinsonin të qeshte, e që, bashkë me të, të qeshja edhe unë. E detyrova veten që të qeshja. Dimrin gjatë të cilit bëmë shfaqjen "Sleepless", ai vazhdimisht më bënte presion pse përtypja çamçakëz gjatë skenave. Djali i cili qëndronte afër Dicksonit lëshoi një zë të dëshpëruar dhe vëmendja ime u kthye kah ai. Sikur përnjëherë t'i kujtohej se nuk ishim vetëm, sytë e Dicksonit u zgjeruan dhe ai tha: "Ah, jam sjellë keq. Kevin, tanimë je takuar me Cooperin, apo jo?" Kevin kroi kokën e tij tullace. "Javën e fundit, gjatë takimit me Tiffin dhe Jasonin", tha ai, duke më goditur me një shikim apologjeti. Prindërit e mi dhe agjenti tanimë ishin takuar me Dicksonin, gjë që d.m.th. se Kevin më kishte gënjyer në Mercedes kur e kisha pyetur rreth takimit të drekës" "Willow, njoftohu me Cooper-in", tha Dickson. Cooper mbante sytë e tij të ngjitur për menyje, kur më shikoi më pas mua. "Të gjithë e dinë se kush është Willow Avery", tha ai, me një zë të qetë.

U befasova nga fakti që ai kishte theks. Një theks të ëmbël dhe seksi, të cilin përnjëherë doja ta dëgjoja më shumë. "Jam Cooper Taylor", tha ai. Një theks australian. Përfundimisht, australian. Duke e zgjatur dorën e tij mbi tavolinë, ai bëri që të magjepsesha nga sytë e tij, përkundër asaj se, pak sekonda më parë, ishte duke më tallur. Me qerpikë të zi, ai kishte ca sy të kaltër, më të kaltrit që kisha parë ndonjëherë, të cilët i përshtateshin për mrekulli me pamjen e përgjithshme të fytyrës. Që të dy sytë Kapa dorën e tij, duke marrë frymë me hundë, me vështirësi, nga emocionet. Kur i hapa buzët për të folur, ai u tërhoq. (vijon)

(Kosova Sot Online)