Roman dashurie: Në shikim të dytë (5)

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 15:52
Roman dashurie: Në shikim të dytë (5)

Por, ajo nuk ishte në gjendje që ta bënte një gjë të tillë. Thjesht, ajo nuk hiqte dorë nga pritja që dashuria t'i kthehej. Mos priste shumë? M- Dukesh tepër mirë, Marcus! - Tray i bëri një kompliment shokut të tij, meqë edhe vetë ishte një mashkull, i cili përkujdesej që të dukej sa më bukur. Më saktësisht, me kalimin e viteve, dukesh gjithnjë e më i bukur! Ende nuk i ke mbushur të dyzetat, apo jo? - Deri atëherë më mungojnë vetëm edhe disa muaj - tha Marcus, duke e matur me sy mikun e tij. - Si je, Tray? Do të thosha se je në formë të mirë. - Gjithmonë! Ushtroj me rregull, luaj tenis, marr pjesë në turnetë e golfit, kam një të dashur të re. Nuk e lë kohën që të më shkel. - E, familja jote? Si e përjeton Cybil ndarjen tuaj?

 Mos u mërzit. Ajo tanimë më ka harruar. Edhe para se ne të shkurorëzoheshim, fëmijët tanë i gjetën vendet e tyre në pjesë të ndryshme të botës. Takohemi 2-3 herë në vit në vilën familjare në Santa Barbara, e çdo ditë flasim me telefon. Më duket se të gjithë jemi të kënaqur me jetën tonë. - Unë do të befasohesha sikur të më ankoheshe për ndonjë problem. Ti je ndër ata njerëzit që jeta iu shkon për dore, tha Marcus, duke e ftuar Trayn që të uleshin në kolltukë të rehatshëm. - A dëshiron kafe? Ndonjë pije, nëse nuk është tepër herët për një gjë të tillë? - Mos u mërzit. Porosita kafe dhe pije. Por, do të doja që, më vonë, të dilnim diku për drekë. A do të jesh i lirë? Marcusi i dëshpëruar mohoi me kokë. - Sot jam shumë i zënë.

Nesër do të shkoj në Dubai, ku ende nuk e kam përgatitur tërë dokumentacionin. Do të duhej të më lajmëroje më parë, Tray. - Doja të të befasoja. E, meqë u bë kështu, do të thosha se ma ke borxh një. Duhet të vish tek unë një herë. Kalifornia është më afër se Emiratet. - Dakord! Më beso, kjo nuk do të jetë vështirë për mua, duke pasur parasysh se vjen dimri. Do të më bëjnë mirë disa ditë në vendet e nxehta. Më vjen keq që sot nuk do të mund të jem nikoqir i mirë për ty. - Mos u shqetëso. Edhe unë kam disa obligime të punës, e nesër më duhet të largohem. Nuk më pëlqen moti të cilin e gjeta në Detroit. Jayda hyri në zyrë pasi që trokiti pak, për t'ua shërbyer kafet dhe pijet. E bëri këtë dhe menjëherë doli, në mënyrë që të mos e pengonte bisedën e dy miqve të vjetër. - Edhe? - bërtiti Tray Austin, pasi që piu një gllënjkë konjak. - Si qëndrojnë punët midis teje dhe Ritas? - Shumë mirë! - tha Marcus me një buzëqeshje cinike në buzë. 

Flemë ndaras dhe nuk i përzihemi njëritjetrit në jetë. Unë e udhëheq qendrën, e ajo shtiret kinse është kreatore e modës. Rrallë shihemi dhe edhe më rrallë flasim. Si çift funksionojmë vetëm kur shkojmë në vizitë te miqtë dhe kur marrim pjesë në ngjarjet kulturore, apo shoqërore. Tani për tani një jetë e këtillë na konvenon që të dyve. - Ti nuk guxon që të kërkosh shkurorëzim, apo jo? - Kjo nuk vjen në shprehje!

E tërë kjo qendër është në emër të saj. Sikur të ndahesha nga Rita, do të mbetesha pa punë, pa të ardhura, pa gjithçka. Përsëri do të gjendesha në të njëjtën situatë, sikur që isha para se të martohesha me të. Do të punoja vetëm për një rrogë, e kam frikë se jam mësuar tanimë me një jetë luksoze, saqë këtë ndryshim nuk do të mund ta tejkaloja pa dhembje. - Thënë sinqerisht, habitem sesi Ritas i konvenon një jetë e këtillë martesore. Megjithatë, ajo është e bukur dhe e mençur, e po ashtu edhe e pasur. Do të kishte të drejtë që të kërkonte nga ti që t'i ishe në

(Kosova Sot Online)