Ngjarje e vërtetë:A ka shpresë për ne? (6)

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 15:54
Ngjarje e vërtetë:A ka shpresë për ne? (6)

- Doja të të lëndoja. Isha e zemëruar në ty - pranova. - Unë vazhdoj që të të dua - i thashë haptazi. - Por, ajo femra… - thashë. - Unë i kam nevojat e mia. Nuk munda të rrija gjithmonë vetëm. Ti nuk më doje më, por nëse e thua vetëm një fjalë, unë jam i yti - tha ai, duke më shikuar dhe duke mu afruar pak si tepër. - Vetëm kështu, do ta lësh? - e pyeta me naivitet. - Mund të ketë pak dramë nga ana e saj, por ia vlen, për shkakun tënd. - Kjo me të vërtetë është e çuditshme - thash e lënduar. - Mendoj se për këtë ajo ta mbushi mendjen që të vije, ajo e dinte se do ta lija Janen, sapo të të shihja ty - tha ai, duke buzëqeshur, - Nuk e do? - Atë e kisha ngushëllim derisa mendoja se ti e kishe dikë tjetër. - Kjo është e tepërt për mua … - Të tillë të kam dashur dhe të kam njohur! A ma ke falur, më thuaj!? - tani më përqafonte. - Më ke munguar - thash derisa lotët më rridhnin faqeve.

 Më vjen mirë për këtë, meqë edhe ti më ke munguar mua. Mendoja se nuk do të ma falje kurrë. A d.m.th. kjo që ma jep një rast të ri? - më pyeti me hezitim. - Tanimë të kam falur. Shpresoj të kesh ndryshuar. Por, si do t'ia bëjmë më tej!? - e pyeta, e shqetësuar nga reagimi im. Pas një viti zemërimi dhe hidhërimi, përsëri isha e gatshme që ta provoja fatin me Metin. Besoja që ai të kishte ndryshuar, e pamja e tij me një femër tjetër më ishte e padurueshme. Kuptova që duhej të kisha qëndruare me të, kur ai kishte nevojë për mua. - Do ta rregullojmë vizën dhe do të mund të rrish sa ta dojë qejfi.

 E. puna ime? - thashë e tronditur. - Me kohë do të ta gjejmë një vend pune dhe do të vish për të jetuar këtu. Nuk është edhe aq keq këtu. - Do të shkojmë hap pas hapi, mos më ngut! - thash. - Në rregull, kësaj here do të bëhet sikur që dëshiron ti - buzëqeshi ai, e bisedën e ndërpreu Merita, kur na pa të përqafuar. - Kjo qe më lehtë sesa që kisha shpresuar. Jane ka ikur - buzëqeshi. - Çka i the? - pyeti Meti. - Të vërtetën - tha me ashpërsi dhe u zhduk. - Ajo e meriton të vërtetën nga ti, Met - i thash duke e shikuar me vendosmëri. - E di dhe, ajo do ta marrë këtë - premtoi. Një kohë qëndruam në Nju Jork, e më pas vendosa që të ktheheshim në shtëpi, për të parë se a isha e gatshme për jetë me Metin, duke vazhduar jetën në një kontinent tjetër. Kjo paraqiste rrezik. Por, ndonjëherë duhej të rrezikonim. Nëse nuk ia jap një shans të ri Metit, kjo do të mbetet pikë për sa të jetë jeta me njerëz. Edhe vajzat e mia meritonin që të jetonin me të atin. E Meti? Ai gjithsesi e meriton një shans të dytë, e edhe ashtu, kurrë nuk kam pushuar së dashuri atë. FUND.

NGA NESËR MUND TË LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË:

SHTRENJTË E PAGOVA DASHURINË TIME RINORE

(Kosova Sot Online)