Trendët e grimit që na presin në 2019-ën

  • 11 maj 2019 - 12:24
Trendët e grimit që na presin në 2019-ën

Secila femër e ka mënyrën e vet të aplikimit të grimit, nuancat e preferuara të buzëkuqit, disa femra pëlqejnë dukjen sa më natyrale derisa të tjerat përcaktohen për grim sa më theksues, pra, me një fjalë, secila i përmbahet asaj që i shkon shijes së vet estetike. Në vazhdim kuptoni se cilët trendë të grimit ju presin në këtë vit

Nuancat e pasura të kuqe Edhe pse e dimë se buzëkuqi i kuq në buzë para së gjithash është klasik, tashmë kemi edhe një dëshmi shtesë për këtë. Para së gjithash, bëhet fjalë për nuancat e zjarrta dhe ato mat të së kuqes, që gjithmonë duken të fuqishme kur buzëkuqi është në pyetje, që sidomos mirë u shkon zonjave me tone të ndritshme dhe të ftohta. Po ashtu, buzëkuqi i kuq shkon në variantet gjatë ditës dhe mbrëmjes. E, sipas ekspertëve të grimit, sidomos gjatë dimrit do të jetë aktual. Pos të kuqes, lirisht mund të përfshini edhe nuancat bordo dhe vjollcë. 

Nuancat e freskëta dhe të ndritshme Tash diçka krejt e kundërta, që u pëlqen sidomos atyre femrave që zgjedhin grimin imponues dhe nuancat e buta të hijeve për sy dhe buzëkuq. Po ashtu, aktual do të jetë edhe dukja monokrom në këto tone. Kur buzëkuqët janë në pyetje, në vend të parë gjendet ajo e kafenjtë e ndritshme, ngjyra e mishit, "nude", rozë e zbehtë, si dhe ngjyra e kajsisë. Në kombinim me buzëkuqin duhet zgjedhur edhe hijen - bezhë, krem, nuanca të kafenjta, rozë dhe nuanca të buta të kajsisë. Krahas kësaj, nuk duhet harruar as bojëkuqin që kontribuon në përshtypjen e përgjithshme të dukjes sa më natyrale - nuancat rozë dhe nuancat e kajsisë.

"Eyeliner"-i në stilin "grafik" Këtë vit harroni në "eyeliner"-in klasik me ngjyrë të zezë! Kobalt e kaltër dhe nuancat e gjelbra të errëta të këtij prodhimi të grimit, dhe atë në stilin "grafik", i cili është trendi i ri i bukurisë. Mund të duket efektive, dhe në variantin ditor më së miri e aplikoni në kombinim me hijen mat me ngjyrë lëkure, derisa në variantin e mbrëmjes mund ta kombinoni me nuancat intensive, që i shkojnë për shtati ngjyrës së "eyeliner"-it.

Bojëkuqi krem Kur jemi te trendët e bojëkuqit, pos nuancave që janë në fokus,do të komentojmë edhe për cilësinë që sidomos është popullore, e këtu është bojëkuqi krem. Ajo që së pari duhet të theksoni është që në lëkurë të aplikohet me ndihmën e gishtërinjve. Bëhet fjalë për formula hidratuese, që nuk e thajnë lëkurën e fytyrës, dhe që në vete përmbajnë sedef të butë, që njëherësh do të kenë edhe funksionin e highleghter-it diskret. 

Dukja natyrale e vetullave Të gjithë e dinë se dukja e vetullave, sidomos është e rëndësishme për dukjen e përgjithshme të grimit. Ato sidomos theksojnë fytyrën dhe linjat e fytyrës, derisa dukjen e bëjnë më të freskët. Prandaj, ekzistojnë prodhime të veçanta të grimit që në fakt theksojnë vetullat dhe ngjyrën e tyre, por edhe tretmanët, si theksimi i vetullave në mënyrë japoneze, që tash e disa vjet janë shumë të kërkuara në trendin e bukurisë. 

(Kosova Sot Online)