5 arsye pse nuk keni thonj të shëndoshë
Nëse jeni në mesin e femrave, të cilat mundohen të kujdesen për thonjtë e tyre, mirëpo kurrsesi nuk arrini të keni thonj të shëndetshëm, atëherë shikoni arsyet e mëposhtme, pasi që ndonjëra prej tyre mund të jetë shkaktarja kryesore, që thonjtë tuaj nuk janë duke u rritur në mënyrë të duhur
1. Problemet shëndetësore
Ndonëse mund të tingëllojë e çuditshme, thonjtë janë të lidhur me shumë sëmundje të ndryshme. Nëse keni probleme me rritjen e thonjve, bëni mirë nëse kontrolloheni nëse keni probleme me zemrën, veshkën apo mushkëritë, pasi që problemet me këto organe reflektojnë në mirëqenien e thonjve.
2. Mungesa e lëndëve ushqyese
Mungesa e lëndëve ushqyese në dietën tuaj ka një rol shumë të madh në shëndetin e dobët të thonjve. Thonjtë e brishtë mund të jenë shenjë që dieta juaj është e varfër me hekur, zink dhe proteina. Ushqimet si drithërat, brokoli dhe mishi janë burim i lëndëve ushqyese.
3. Kujdesi i gabuar
Çelësi kryesor për thonj të shëndoshë është të siguroheni që ata janë të trashë dhe të fortë, kjo nënkupton shmangien e thonjve artificialë. Andaj, në vend se të përdorni thonj artificialë, kini pak durim dhe prisni derisa ata të rriten.
4. Kemikalet e produkteve
Llaku i thonjve përmban një numër të madh të kemikaleve, të cilat mund të dëmtojnë thonjtë tuaj. Megjithatë, ato nuk janë shumë të dëmshme për thonjtë tuaj, sa janë produktet e ndryshme, të cilat përdoren për pastrim të shtëpisë.
5. Kafshimi i thonjve
Kafshimi i thonjve është një shprehi shumë e keqe, e cila vjen si pasojë e mërzisë. Shumica e baktereve qëndrojnë në pjesën e poshtme të thonjve, andaj edhe kafshimi i tyre është shumë i dëmshëm, si për shëndetin e thonjve, ashtu edhe për shëndetin e gojës suaj.
(Kosova Sot Online)