Si t’i trajtoni pickimet e insekteve gjatë pushimeve verore

  • 12 June 2019 - 08:47
Si t’i trajtoni pickimet e insekteve gjatë pushimeve verore

Sapo të relaksoheni në pushimin tuaj të merituar dhe të filloni t'i shikoni fëmijët se si kënaqen, ata e prekin një iriq deti, apo e lëndojnë gjurin

Çdo prind do t'iu thotë se kjo është pjesë përbërëse e pushimeve vjetore dhe gjëja e vetme që duhet ta dini është si t'i tejkaloni situatat e tilla. Pas pickimit të insekteve më së shpeshti paraqitet ënjtja, kruarja dhe skuqja. Shkaktarët më të shpeshtë janë mushkonjat, bletët, merimangat dhe meduzat.

MUSHKONJAT

Gjatë verës, më të mërzitshmet janë pickimet e insekteve. Për fat të mirë, sot ekzistojnë preparate të ndryshme për mbrojtje të fëmijëve, të cilat vendosen në lëkurë, apo në dhoma që mund të kyçen në rrymë. Nëse fëmija pickohet nga mushkonja, ai do të fillojë të kruhet në atë vend. Më së miri është që ta lyeni menjëherë me krem antihistaminik. Nëse fëmija është më i vogël, kini kujdes që ai të mos e teprojë duke u kruar. Kur të blini ndonjë preparat për fëmijë, tregoni në barnatore se nuk e keni për të rritur, meqë ato dallojnë ndërmjet vete.

BLETËT DHE GRERËZAT

Këto insekte vijnë te ne falë ushqimeve që i marrim në plazh. Në rast të pickimit nga grerëza, zakonisht therësi nuk mbetet në trupin e fëmijës, por te therja nga bleta, së pari duhet hequr therësin, me pincetë, apo me thonj. Pasi që ta qetësoni vogëlushin, qitni në atë vend akull të mbështjellë me një palomë, apo diçka tjetër të ftohtë. Te pickimi nga grerëza ndihmon kompresa me uthull, e te pickimi i bletës, pak sodë e bukës, e tretur në ujë. Mund ta përdorni edhe kremin e blerë në barnatore.

MEDUZAT

Te kontakti me meduza, gjëja e parë që duhet që plagën ta lani me ujë të detit. Nëse ka më shumë djegie, apo nëse djegia ënjtet, atëherë fëmijën duhet ta çoni te mjeku.

IRIQI I DETIT

Nëse gjendeni në plazh ku shihet se ka iriqë të detit, atëherë fëmijës mbathjani sandalet e plazhit. Nëse vogëlushi megjithatë theret, atëherë "ferrat" e iriqit të detit duhet t'i hiqni me gjilpërë sterile, apo me pincë. Dhembja mund të qetësohet me kompresa të ftohta. Nëse nuk ia arrini ta bëni vetë këtë, atëherë shkoni te mjeku.

GËRVISHTJET DHE LËNDIMET E VOGLA

Nuk ka fëmijë i cili nuk lëndohet gjatë pushimeve, bile mund të lëndohet edhe sa t'i krijohen mavijoset. Për këtë shkak, me vete duhet ta merrni barnatoren e vogël, bartëse, në mënyrë që të keni dezinfektues me vete, pastaj edhe shirita ngjitës, pincë etj.

(Kosova Sot Online)