
Lexoni edhe:
Aziri: Mosvotimi i Haxhiut nga opozita është dëshirë për ta dobësuar Albin Kurtin
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Dështimi i dialogut Kosovë–Serbi ishte i parathënë që në nisje të tij. Serbia zotëronte dosjet voluminoze të Hashim Thaçit, me "komandantët" e tij, dhe me shantazh imponoi një dialog të panevojshëm. Veglën e tij, Edita Tahiri, e vuri në krye të dialogut, duke e përdorur ekskluzivisht për interesa vetjake të tij. Bënin dialog politik, por mashtronin se "po bëjmë dialog teknik!" Më vonë, pjesë intriguese u bë edhe ish-kryeministri Isa Mustafa!
Aziri: Mosvotimi i Haxhiut nga opozita është dëshirë për ta dobësuar Albin KurtinLexoni edhe:
-Përfaqësuesit e BE-së, secili që vinte, ishte "më i zi se tjetri", tërësisht të njëanshëm në mbështetje të Serbisë. Borrell e djallosi fare "muhabetin", duke kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, me arsyetimin cinik dhe kriminal se "Kushtetuta nuk është Bibël", edhe pse e dinte se kishte të bënte me cenim të territorit shtetëror!
Shpresat tek Presidenti Biden ishin të mëdha për avancimin e një dialogu të paanshëm. Në fillim u tha se dialogu ka për qëllim njohjen juridike reciproke. Pastaj u devalvua, duke u mjaftuar me njohje teknike! Dhe pazari degjeneroi "me normalizim të marrëdhënieve Kosovë–Serbi"! Kjo është një hiç, sepse edhe një incident banal e ç’normalizon këtë "biçim normalizimi!" Nuk e paragjykojmë mikun tonë Biden, por ata që mbulonin seksionin e dialogut ishin dhëndurë dhe "miq për kokë" të Serbisë. Edhe mosha e bën të vetën.
Spanjollit Borrell dhe sllovakut Lajçak iu bënë krah edhe gjermani Scholz dhe francezi Macron, me një draft-statut të Asociacionit, tërësisht të papranueshëm për Kosovën. "Të bëhet draft-statuti i Asociacionit njëanshëm nga Kosova, në mirëbesim", – thonin ata! Kësaj ideje iu bashkua forcërisht edhe kryeministri shqiptar, Edvin Rama, duke pasur edhe miratimin e opozitës PAN-iste, e cila bënte dy veprime të njëkohshme: e spiunonte dhe akuzonte Kurtin se "nuk po koordinohet me ndërkombëtarët dhe se Albini është antiamerikan", dhe kërkonte ta shpallnin "non grata", me qëllim të lehtësimit të rrëzimit të Qeverisë dhe të rimarrjes së pushtetit në tavolinë!
Fajësia e Brukselit ka qenë me dozë të shtuar. Ndodhi sulmi kriminal në Banjskë të Zveçanit. Vendorë e ndërkombëtarë prisnin ndëshkimin e Serbisë për sulmin terrorist serb dhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës. Për çudi, ndodhi e kundërta: u sanksionua Kosova “për veprime që askush nuk i mban mend!” Tolerimi i destruktivitetit të Serbisë, me joshjen dhe përkëdheljen për ta shkëputur nga Rusia, po e pëson Kosova. Ishte një shok, një goditje cinike që u sillte në mendje shqiptarëve fabulën "Ujku dhe qengji". Ishte një sinjal ogurzi se BE-ja kishte gatishmëri për ta favorizuar Serbinë në orekset e saj.
BE-ja, nga dita në ditë, shton zullumin për Kosovën, duke e kushtëzuar Kosovën me bërjen e Asociacionit, i cili konsiderohet si "kanceri i Kosovës", për sot dhe mot.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".