Produktet më të mira të grimit
A ka nevojë çanta juaj e kozmetikës për një ripërtëritje? Sigurisht që po. Me ndihmën e profesionistëve, ne kemi gjetur produktet më të mira të këtij viti për një pamje të përkryer.
1. BAZA E LËNGSHME (SHERKU)
'Chanel Perfection Lumière Velvet SPF 15'. Ky është sherku më i mirë për këtë vit. Ai përbëhet nga një bazë e dendur, e cila shkrihet duke lënë pas një pamje të përkryer të lëkurës, pa shkëlqimin, të cilin e kanë të tjerët. Nëse jeni në nxitim, mund ta përdorni vetëm pak sherk në faqe dhe në hundë, e më pas pak korrektorë nën sy për të fshehur rrathët e zinj.
2. BRONZUESI
Nëse dëshironi që të keni një lëkurë me pamje pak më të rrezitur, ju mund të përdorni formulën 'Physicians Formula Bronze Booster Glow-Boosting BB bronzer SPF 20'. Kjo pudër nuk është shumë e portokalltë, as shumë e dendur apo shumë e shkëlqyer, këto janë arsyet që e bëjnë atë shumë të preferuar, thotë artistja e grimit Suzy Gerstein.
3. SHKËLQIMI PËR BUZË
Ky shkëlqyes i buzëve është aq i mirë sa nuk i lë buzët as shumë të lëngëta, e as shumë të shkëlqyeshme. "Ai mund të përdoret vetëm, apo edhe me një buzëkuq për buzë të definuara", tha artisti i grimit Brian Dupre.
4. MBUSHËSI I VETULLAVE
Formula, e cila gjendet në produktin për mbushjen e vetullave, 'Anastasia Beverly Hills Dipbrow', është më e mira, pasi që thahet menjëherë dhe nuk lë shenja pas vetes. Më e mira është që ajo nuk lëshon ngjyrë në rast të djersitjes, apo daljes në temperatura të larta.
5. BALSAMI I NGJYROSUR I BUZËVE
Lapsat e trashë të 'Revlon'-it japin një lloj ngjyre të mahnitshme me dy lloj pamjesh, me shumë shkëlqim, apo pa shkëlqim fare. Ngjyra është shumë e mirë dhe qëndron shumë gjatë në buzët tuaja, prandaj edhe çmimi është ndoshta i arsyeshëm.
(Kosova Sot Online)