Botoksi ka filluar të përdoret edhe për trajtimin e flokëve

  • 10 November 2019 - 08:03
Botoksi ka filluar të përdoret edhe për trajtimin e flokëve

Të gjithë e dimë që botoksi ndihmon në fshehjen e linjave, parandalon migrenën dhe zbut djersitjen. Tani, shumë femra kanë filluar ta përdorin botoksin për t’ua shtuar jetëgjatësinë stileve të tyre të flokëve.

Dermatologia nga Nju-Jorku, Dr. Patricia Wexler, ka thënë që injektimi i botoksit në lëkurën e kokës ndikon në përmirësimin e cilësisë së flokëve.

“Funksionon sikur injektimi i hiperhidrozës. Bokoksi ndikon në gjenerimin e disa gjëndrave esenciale për flokët”.

Pra, botoksi ndikon në uljen e djersitjes dhe si rrjedhojë reduktohet shprishja e flokëve, duke bërë që femrat të mos kenë nevojë t’i pastrojnë flokët aq shpesh. Dermatologia ka thënë që ndonëse çmimi i procedurës mund të paraqesë një lloj “pengese”, ajo do t’ia rekomandonte të gjitha femrave një procedurë të tillë. 

“Efektet anësore janë shumë të rralla, nëse injektohet si duhet. Botoksi duhet të injektohet përgjatë linjës së flokëve dhe në pjesën e përparme, ku çrregullimet e flokëve vërehen më së shumti”.

Është raportuar që nevojiten rreth 100 njësi botoksi për ta trajtuar gjithë lëkurën e kokës, ndërsa efektet zgjasin tre muaj.

Mirëpo Dr. Wexler ka thënë që nuk do të rekomandonte trajtimin e gjithë lëkurës së kokës me botoks, pasi që është një procedurë e shtrenjtë.

Në anën tjetër, dermatologia Francesca Fusco ka thënë që pacientet të cilat kanë provuar botoksin në linjën e flokëve kanë rrëfyer që botoksi ka ndikuar dukshëm në reduktimin e djersitjes dhe shprishjes së flokëve.

(Kosova Sot Online)