Mulliqi: Kuvendarët po e shëndrrojnë Kosovën në një tavern në fund të një rrugice

Mulliqi: Kuvendarët po e shëndrrojnë Kosovën në një tavern në fund të një rrugice
Mulliqi: Kuvendarët po e shëndrrojnë Kosovën në një tavern në fund të një rrugice

Skender Mulliqi

  • 03 July 2025 - 08:32

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Secili ka të drejtë të mendojë dhe të shkruajë çfarë të dojë, dhe kjo në fakt është pamja e çdo shteti demokratik.Por, askush nuk ka të drejtë të shkatërron shtetin . Ata që tentojnë diqka të tillë , janë armiqë .Ne vitin zgjedhor , por edhe në vitet para tij , populli vazhdimisht u thirrë për të dalë në zgjedhje.Dhe shihet së kjo thirrje ishte më hile nga krerët e partive politike , të cilët më të marrë pushtetin po harrojnë popullin dhe shtetin.Gadi asnjëherë deri më sot , nuk u përfillë vullneti i popullit.Dhe kaq! Kosova më shumë ka manipulant , hajdut dhe madje tradhëtar sesa shumë shtete për rreth!Trajtimi që po ju bëhët njerëzve është një mënyre e quditshme .

Të ne mungon dorëheqja si akt përgjegjësie politike.Po ti futet flaka vendit, askujt nuk i bie ndërmend të japë dorëheqje nga posti apo postet.Politika është kuptuar të shumica si profesion profitabil, si vend ku duhet pasuruar më çdo kusht.P.sh francezet u presin kokat atyre që bien ndesh më interesat e shtetit dhe të kombit, an glezet thuhet se i varin , kurse ne po i qmojmë pak si shumë .Po shohim se çka po na dhurojnë përditë në sallën e Kuvendit dhe më deklarimet ne media kyekëput të interesit për pushtet, e shumë pak për shtet.Nese për shtet jipet çdo gjë, në i marrim çdo gjë shtetit!Këta politikan një shumicë prej tyre po bien ndesh më interesat kombëtare.Pra këta janë njerëz të padobishëm.Po e shëndrrojnë Kosovën në një tavern në fund të një rrugice , ku të gjithë e urrejnë njeri-tjetrin .Kosova po nënqmohet paturpësisht nga ata që po ndjekin politika egomaniake .Shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës është bërë një virtyt , dhe rezulton së këtyre kuvendarëve ju lejohet gjithqka.Kjo çka po shohim mbanë erë të fortë të një grusht shteti të zvarritur.Nese analizojmë profilin psikologjikë të tyre , do të dalin me qrregullime mendore dhe një shpërthim të një ‘karakteri” narcist të pakontrollueshem.Këta po dëshirojnë të na i qepin pantollonat sipas kutit të tyre . Shqiptarët duan një aleancë me botën pro-perëndimore me të gjitha virtytet dhe të metat që na sjellë demokracia, si forma më e mirë e organizimit politik në historinë e botës.Çdo demokraci e arsyeshme ia kthen shpinen diktaturës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".