Përdoreni vajin e kokosit për lëkurë të freskët
Përdorni vajin e kokosit në formë të maskës për flokët tuaj të dëmtuar ose vetëm për të parandaluar dredhjen e flokëve”, thotë stilisti nga Nju Jorku, Nunzio Saviano. Vendosni pak vaj në shuplakat e dorës dhe pastaj përkëdhelni lehtë flokët tuaj. “Vaji e largon ujin që rrjedhimisht parandalon dredhjen e mëtejme të flokëve”, thotë Saviano.
ZBUT LËKURËN
‘Unë e përdor këtë vaj kur më shfaqen luspa në këmbë dhe ky vaj i largon ato në kontaktin e parë’, thotë dermatologu Ellen Marmur.
LARGON GRIMIN ‘KOKËFORTË’
Përdorimi i këtij vaji ndihmon në largimin e grimit që është i qëndrueshëm ndaj ujit dhe pa pasur nevojë që të tërhiqni lëkurën tuaj.
(Kosova Sot Online)