Shkrimet e vjetra nga pallati turk: Maska legjendare e sulltaneshës Hyrem për ten të përsosur
Aktroja gjermane me prejardhje nga Turqia Meryem Uzerli, pothuajse brenda natës e ka pushtuar Ballkanin dhe zemrat e shumë shikuesve. Dhe, derisa kishte ndërtuar personazhin e femrës, nga një skllave që për një kohë të shkurtër bëhet gruaja e sulltanit, e para në histori të Perandorisë, ka bërë me dije se recetat me të cilat Hyremja e vërtetë kishte përdorur edhe më tutje janë të pazëvendësueshëm.
Kështu, Hyremja, dukjen e saj të bukur, tenin e saj prej porcelanit, ia ka borxh pikërisht maskës së Hyremit nga recetat që kishin mbetur të shkruara në arkivat e pallatit. Ajo rregullisht e përdor, megjithëse sot ekzistojnë shumë prodhime të tjera, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Maska e Sulltaneshës Hyrem – receta
Përbërësit:
10 gramë gjethe të thata të bimës aguliçe
Gjysmë trangull të qëruar
Gjysmë gotë lëng molle të shtrydhur
1 lugë vaj ulliri
1 gotë miell orizi.
Përgatitja:
Gjethet e aguliçes i imtësoni mirë derisa të shndërrohen në pluhur, dhe së bashku me trangullin e prerë dhe miellin e orizit i zieni në zjarr të lehtë për dhjetë minuta, duke e përzier. Më pas masën e hiqni nga zjarri dhe vazhdoni me përzierje derisa të fitoni një krem kompakt. Në atë krem shtoni edhe gjysmë lugë lëng molle dhe një lugë vaj ulliri, dhe i bashkoni mirë. Këtë maskë, me një brushë të butë e vendosni në fytyrë dhe në dekolte. Pas gjysmë ore e shpëlani me ujë të vakët, ndërsa lëkurën e pastroni me ujë trëndafili. Maska aplikohet një herë në javë, e efektet mund t’i vëreni pas 15 ditësh.
(Kosova Sot Online)