Ja si ndikon plakja në fytyrën tuaj
Plakja më së shumti reflektohet në fytyrën e një personi, pasi që rrudhat dhe shenjat e tjera më së pari shfaqen në fytyrë. Më poshtë mund ta kuptoni se cilat janë ndryshimet që vijnë me pleqërinë dhe ku janë më të dukshme.
VESHËT
Kur një person plaket, veshët fillojnë të zgjaten. Kjo ndodh për shkak se kërci që gjendet në vesh fillon të rritet më shumë.
GOJA
Për shkak të humbjes së kolagjenit dhe elasticitetit, volumi i lëkurës humbet. Si rrjedhojë, lëkura varet, e bashkë me të edhe buzët.
HUNDA
Maja e hundës, me kalimin e viteve, lëshohet. Ky veprim ndodh për shkak se indi lidhës dobësohet.
VETULLAT
Me kalimin e kohës, vetullat fillojnë të rrallohen. Dobësimi i vetullave vjen si pasojë e heqjeve të shpeshta të tyre, që ndikojnë në ndryshimet hormonale.
BALLI
Shenjat, që në të shumtën e rasteve janë rrudha, në ballin e femrave shumicën e herëve krijohen për shkak të ngritjes së shpeshtë të vetullave. Për me tepër, me kalimin e viteve, balli juaj sa shkon e bëhet më i gjatë e më i gjerë.
MJEKRA
Njëjtë sikur hunda, me kalimin e viteve edhe mjekra sa shkon e lëshohet teposhtë, e kjo gjë ndodh për shkak të humbjes së elasticitetit të lëkurës. Qafa Lëkura e qafës është pjesa e lëkurës që më së shumti ndikohet nga plakja, për faktin se kjo lëkurë vazhdimisht tërhiqet dhe nuk ka inde yndyrore.
(Kosova Sot Online)