Pilingu për fytyrë nga kafja, mjalti dhe vaji i ullirit

  • 09 March 2020 - 13:57
Pilingu për fytyrë nga kafja, mjalti dhe vaji i ullirit

Shoqëruesi ynë i parë në mëngjes, pa dyshim, është kafja që na ndihmon që të zgjohemi dhe ta fillojmë ditën plot energji. Por, jo vetëm Kafja ka ndikim magjik edhe në lëkurën tonë. Nga fundërrina e kafes që mbetet në fund të filxhanit, mundeni ta përgatitni një piling për fytyrë, i cili do t'i largojë qelizat e vdekura, do ta stimulojë qarkullimin e gjakut dhe fytyrës tuaj do t'ia japë një pamje tepër të bukur. Të gjithë përbërësit që ju nevojiten për ta bërë këtë piling me gjasë i keni në kuzhinë, e edhe procedura është shumë e thjeshtë.

PËRBËRËSIT

Fundërrina e kafes Mjalti Vaji i ullirit Një kavanoz 

PROCEDURA 

Në fillim, ziejeni një kafe, kënaquni me shijen e saj dhe afrojini vetes 15 minuta relaksim. Më pas, qitni në kavanoz pesë lugë të mëdha të fundërrinës së kafes. Në fund, qitni tri lugë vaj ulliri, i cili vepron si antioksidues dhe hidratues i mrekullueshëm për lëkurën tuaj. Pasi që t'i keni qitur të gjithë përbërësit, atëherë përzieni mirë ata dhe vendoseni kavanozin në frigorifer, që të qëndrojë një orë. Më pas mund ta përdorni këtë maskë sa herë që të doni. 

(Kosova Sot Online)