Mënyrë e thjeshtë për riparim të bojëkuqit të thyer

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 13:35
Mënyrë e thjeshtë për riparim të bojëkuqit të thyer

Mos e hidhni grimin që është thyer, por përdoreni këtë këshillë dhe riparojeni atë Krejt për çfarë keni nevojë është alkooli në spërkatës, një pecetë dhe një monedhë ose ndonjë gjësend tjetër metalik me formë dhe madhësi sa më të ngjashme me atë të kutisë së bojëkuqit. Pjesët më të mëdha i grimconi me laps, në mënyrë që të bëni pluhur të cilin do ta menaxhoni më lehtë.

E spërkatni grimin me alkool, derisa të laget tërësisht. Monedhën ose gjësendin tjetër metalik e mbështillni me pecetë, e shtypni në grimin e lagur dhe e mbani për disa sekonda. E lini që të thahet, e më pas ai është i gatshëm për përdorim. Në mënyrë të njëjtë mund t'i shpëtoni edhe produktet tjera kompakte kozmetike, siç janë bronzuesi ose pudra në formë guri.