Me cilët është në kualicion Kurti dhe LVV?!
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Kurti dhe LVV janë kualicion me historinë, patriotizmin , të vërtetën, me interesin kombëtar, me demokracinë dhe me SHBA-në.
Albin Kurti dhe LVV do fitojnë përsëri me 7 Qershor 2026, sepse Kurti , Glauku, Albulena dhe LVV janë në anën e duhur të historisë dhe të së vërtetës, dhe ,do të fitojnë sepse ata kanë aleat popullin, historinë, të vërtetën, patriotizmin , antikorrupsionin dhe SHBA-të, mikun e madh të shqiptarëve.
Kurti dhe LVV do të fitojnë përsëri në përballje me aleancën e opozitës në Kosovë me kryeministrin e Shqipërisë, do fitojë kundër Serbisë,do të fitojë kundër aleancës së korrupsionit, hajnisë, tradhëtisë, mashtrimit dhe djallëzisë.Kjo do të jetë përballja elektorale mes tyre, ku verdikti popullor do votojë, do të vendosë dhe do zgjedhë atë politikë e cila është brënda interesit kombëtar dhe jo politikën e interesave personale,klanore, miqësore, partizane e korruptive mbi atë të interesit të përgjithshëm.
Opozita politike dhe aleanca e saj me mediat mercenare,korrupsionin dhe me oligarkinë politike do të munden nga verdikti popullor pasi verdikti popullor do votojë politikën e cila ka si kauzë interesin kombëtar dhe luftën kundër krimit të korrupsionit e të hajdutërisë; populli do votojë Kurtin dhe LVV sepse politika e tyre është politika patriotike dhe politika e VETËVENDOSJES është politikë që përputhet me vlerat e demokracisë amerikane, si politikë që ka si kauzë kauzën kombëtare, demokracinë ,të vërtetën, moralitein, patriotizmin , sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror , interesin publik, zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
