Trendi i ri i thonjve të "qelqtë"

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 13:55
Trendi i ri i thonjve të

Industria e artit të thonjve është duke u përhapur me një shpejtësi të madhe, ndërsa trendët ndërrohen pothuajse për çdo ditë Trendi i ri i thonjve tani vjen nga Koreja e Jugut, ndërsa bëhet fjalë për thonjtë e "qelqtë" të shpikur nga Eun Kyung Park, pronarja e sallonit të manikyrit që është shumë i popullarizuar në Kore.

Ky manikyr nuk bëhet natyrisht nga qelqi, por me llak me të cilin lyhen thonjtë dhe arrihet efekti i qelqit të thyer. Procedura fillon me vendosjen e një lloji të caktuar të celofanit në thoin tashmë të lyer, e më pas përdoret shtresa e epërme e llakut të "manikyrit të qelqtë" që vjen në ngjyra të ndryshme. Në shumë fotografi, të cilat tashmë kanë pushtuar rrjetet sociale, thonjtë duken sikur të jenë nga diamanti. A vjen ky trend i ri si pjesë e stilit që mund ta përdorim në natën më të çmendur? Lirisht mund të themi po!

(Kosova Sot Online)