Si ti pastroni flokët!

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 09:33
Si ti pastroni flokët!

RISHIKONI SASINË E SHAMPONIT!

Përgjysmojeni shamponin që e përdorni për t'i pastruar flokët. "Shamponi fillimisht largon papastërtitë, ndërsa me të përfunduar fillon të largojë edhe yndyrën nga flokët tuaj", ka thënë Nathaniel Hawkins, stilist flokësh. Largimi i yndyrës së nevojshme për flokët bën që ato të jenë më të brishta.

MOS I BËNI MASAZH GJITHË PJESËS SË FLOKËVE!

Masazhi i flokëve gjatë pastrimit të tyre mund të shkaktojë dëmtimin e flokëve duke bërë që menaxhimi i tyre të mos jetë i lehtë më. Mënyra më e mira e masazhimit të flokëve është përmes ledhatimit të lëkurës së kokës dhe rrënjëve të flokëve, e kurrsesi flokëve në tërësi.

MOS PËRDORNI PRODUKTE FLOKËSH PA E LARGUAR UJIN E TEPËRT!

Fillimisht shtrydhni flokët tuaj për të larguar ujin e tepërt, pasi që uji dobëson efektin e shamponit, e më pastaj trajtoni flokët vetëm me shampon apo edhe me ndonjë produkt tjetër, varësisht prej preferencës.

KLORI DHE MINERALET DOBËSOJNË FLOKËT

Një gjë shumë e rëndësishme, të cilën doemos duhet ta keni parasysh, është shmangia deri në maksimum e kontaktit të flokëve me klor dhe minerale të ndryshme. Kjo për faktin se klori, përveçqë dëmton ngjyrën artificiale të flokëve, bën që flokët tuaj të mbetën shumë më të brishtë. 


(Kosova Sot Online)