Receta natyrale për rutinën tuaj të bukurisë

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 17:10
Receta natyrale për rutinën tuaj të bukurisë

Përdorimi i përbërësve natyralë për përfitimin e produkteve, të cilat i përdorni në rutinën tuaj të bukurisë, është një alternativë shumë më e përshtatshme, pasi që, jo vetëm që ju kushton më mirë, mirëpo edhe është më i shëndetshëm. Më poshtë jua kemi sjellë disa receta, të cilat mund t'i përdorni në rutinën tuaj të bukurisë dhe atë të kujdesit për lëkurën.

MASKA ME KAROTA DHE AVOKADO

Kjo maskë kombinon avokadot, që janë të pasura me vitaminë E. Karotat, që janë të pasura me antioksidues dhe ajkën, që është i mbushur përplot me kalcium dhe proteina. Këta përbërës përmirësojnë kolagjenin në lëkurë, duke eliminuar shenjat e plakjes dhe si rrjedhojë ua mundëson që të keni një lëkurë më të re. 1 avokado të shtypur 1 karotë, të zier dhe të shtypar 120 gramë ajkë 1 vezë të rrahur 3 lugë gjelle mjaltë Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe pasi që të jetë krijuar një masë homogjene, shpërndajeni në fytyrë dhe qafë, duke e lënë që të qëndrojë për 10-15 minuta. Përfundimisht, pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë. 

BALSAMI I LËKURËS NGA XHENXHEFILI

Xhenxhefili dhe vaji përbëjnë një kombinim të shkëlqyer për trajtimin e lëkurës së thatë, andaj, nëse edhe ju, sikur shumë femra të tjera, keni probleme me lëkurën e thatë, mos hezitoni ta provoni këtë përzierje çudibërëse. Një copë xhenxhefil të freskët (5 centimetra të gjatë) 2 lugë çaji vaj susami 2 lugë çaji vaj të bërthamës së kajsisë 2 lugë çaji vaj të vitaminës E 120 gramë gjalpë kokosi Nxeheni furrën në temperaturë të ultë. Copëtojeni mirë xhenxhefilin në mënyrë që të fitoni 1/8 e lugës së çajit 'lëng' xhenxhefili. Për ta nxjerrë lëngun, shtrydheni xhenxhefilin në një enë të vogël. Hidhni të gjithë përbërësit (përfshirë këtu edhe xhenxhefilin) në një enë qelqi dhe futini në furrë deri sa gjalpi i kokosit të jetë shkrirë dhe vajrat të jenë përzier me njëri-tjetrin. Përzierjen ruajeni në një vend të thatë dhe të ftohtë. Për një aromë më të këndshme, përzierjes mund t'ia shtoni disa pika vaj esencial.

SPREJI NATYRAL PËR FLOKË

Nëse keni ëndërruar flokë të shëndoshë e me shumë shkëlqim, atëherë ky sprej natyral, që mund të përfitohet shumë lehtë, mund të jetë zgjidhje ideale për ju. 1 limon 500 mililitra ujë Copëtojeni një limon në një enë prej druri për ta mos e humbur asnjë pikë të lëngut. Limonin e copëtuar hidheni në një enë të me ujë dhe vlojeni lëngun duke e përzier vazhdimisht, deri sa të avullohet gjysma e tij. Përfundimisht, pasi që lëngu të jetë ftohur paksa, derdheni në shishen e sprejit, për përdorim të mëvonshëm. Trajtojini flokët me këtë përzierje sa herë që ta shihni të nevojshme. Meqë është i butë, pra nuk ka alkool apo përbërës tjerë kimikë, kjo përzierje mund të përdorët edhe për flokët e fëmijëve. Spreji mund të përdoret për vetëm tri ditë pasi që të krijohet dhe në ndërkohë duhet ruajtur në frigorifer. Nëse keni flokë të thatë, zëvendësojeni limonin me portokall. 

(Kosova Sot Online)