“S*ksi nuk është…”-Ja arsyeja pse mjekët nuk po i paralajmërojnë gratë me kancer të fshikëzës së urinës që operacioni i jep fund jetës s*ksuale

  • G.G /
  • 06 October 2020 - 10:23
“S*ksi nuk është…”-Ja arsyeja pse mjekët nuk po i paralajmërojnë gratë me kancer të fshikëzës së urinës që operacioni i jep fund jetës s*ksuale

Mijëra gra me kancer të fshikëzës së urinës po bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale pa e kuptuar se kjo i jep fund jetës së tyre seksuale, ka zbuluar një hetim i “Mail on Sunday”.

Operacioni, i cili përfshin heqjen e fshikëzës dhe një pjesë të vaginës për të siguruar çrrënjosjen e kancerit, bën që shumica e grave të mos jenë në gjendje të bëjnë seks përsëri, raporton “Daily Mail”.

Edhe për ata që munden, kënaqësia seksuale mund të jetë e pamundur, sepse procedura shpesh shkakton dëmtime të përhershme nervore.

“Mail on Sunday” ka mësuar se shumë gra, disa deri në 40 vjeç, të cilat i nënshtrohen operacionit, nuk janë në dijeni për rezultatet.

Pacientët thonë se mjekët i nënvlerësojnë shumë efektet, duke përdorur shpjegime të paqarta të tilla si ‘jeta juaj seksuale mund të mos jetë e njëjtë’.

Kanceri i fshikëzës prek kryesisht moshën mbi 65 vjeç, dhe kirurgët, duke folur për këtë gazetë, thanë se ‘në atë moshë, seksi nuk është një përparësi e tillë’.

Megjithatë, një 57-vjeçare përshkroi tronditjen e saj kur, muaj pas procedurës, zbuloi se kishte mbetur pa vaginë. Një tjetër tregoi për ‘agoni të rëndë’ kur u përpoq të bënte seks për herë të parë pas operacionit.

Tani, ekspertët po bëjnë thirrje që mjekët të japin udhëzime zyrtare për pacientët, me shpjegime të hollësishme të pasojave të procedurës.

(Kosova Sot Online)