4 gjërat që nuk duhet t’i bëni asnjëherë në marrëdhënien tuaj me vjehrrën

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 08:47
4 gjërat që nuk duhet t’i bëni asnjëherë në marrëdhënien tuaj me vjehrrën

Për mirë ose për keq, vjehrra është pjesë e jetës suaj. Për këtë arsye, duhet të mësoni të keni një marrëdhënie të mirë me të duke anashkaluar këto gabime:

Mos e trajtoni si një bezdi në jetën tuaj: Ju duhet të trajtoni vjehrrën tuaj ashtu si ju do të silleshit me dikë që sapo e keni njohur dhe doni të krijoni një marrëdhënie të mirë. Nuk duhet të bërtisni me një mik apo bashkëpunëtor të ri apo jo?! Kështu që nuk duhet ta bëni këtë me asnjë nga anëtarët e rinj të familjes tuaj derisa të keni krijuar një respekt të vërtetë.

Ndaloni së supozuari që të dyja doni të njëjtat gjëra për marrëdhënien tuaj: Vetëm për shkak se doni të shkoni mirë me vjehrrën tuaj të re nuk do të thotë që të bini dakord për çdo gjë. Lëreni marrëdhënien të zhvillohet duke u njohur gradualisht me njëra-tjetrën, duke ndarë interesat dhe duke ndihmuar.

Asnjëherë mos mendoni se mënyra e saj është mënyra e gabuar: Siç thonë, ka dy anë për çdo histori. Përpiquni të zbuloni pse e sheh situatën ndryshe nga mënyra që e mendoni ju.

Mos i tregoni çdo gabim: Ndoshta të drejtën e keni ju por nuk ka problem, lëreni të mendoj se e ka ajo ndonjëherë. Është një mënyrë e lirë dhe e lehtë për ta bërë atë të ndihet mirë për veten dhe për ju.

(Kosova Sot Online)