Cilat janë sekretet që të dukeni mbresëlënse!

  • G.G /
  • 20 tetor 2020 - 10:32
Cilat janë sekretet që të dukeni mbresëlënse!

Ikona e modës Coco Chanel këshillonte femrat që para se të dilnin nga shtëpia, të shikoheshin në pasqyrë për herë të fundit dhe të hiqnin diçka nga veshja e tyre.

Natyrisht, gjatë kalimit të viteve shumë persona kanë dhënë këshilla për mënyrën e veshjes, por kohët dhe trendët ndryshojnë.

Motoja e modës në ditët e sotme është i ashtuquajturi rregulli “plus 3”, i cili i referohet elementeve interesante që duhet të ketë pamja juaj për te qenë e thjeshtë dhe e veçantë.

Veshje të thjeshta me tre elementë të dukshëm, nga këpucët dhe bizhuteritë te çantat, palltot dhe madje edhe aksesorët që vendosen në kokë.

Një outfit që përfshin një fustan të kombinuar me atlete nëse ndjek rregullin “plus 3” duhet të shtojë një bizhuteri, një çantë, një aksesor në flokë, apo një xhaketë.

Rregulli në fjalë në përditshmëri garanton një veshje jo të mërzitshme, aspak të ngarkuar dhe të sofistikuar.

(Kosova Sot Online)