Krizat e shpeshta po i bëjnë Vetting-un politikës kosovare
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Kosova përsëri po shkon në zgjedhje të parakohshme me 7 Qershor 2026. Kjo krizë politike ashtu si dhe të tjerat para saj kanë edhe një të mirë të madhe, sepse demokracia e zgjedhjeve të shpeshta në fakt po e shëron dhe po e pastron ,pra po i bën Vetting-un politikës kosovare, po seleksionon dhe po ndëshkon eliten e vjetër dështake, korrupsionin , paaftësinë, hajdutërinë dhe papërgjegjshmërinë politike të politikës e pushtetit në Kosovë.
Krizat e shpeshta politike po nxjerrin në dritë autorët dhe shkaktarët e vërtetë të këtyre krizave, po bëjnë dhe po rrisin gjithnjë e më shumë ndërgjegjen publike për domosdoshmërinë e ndëshkimit të establishmentit politik të elites së vjetër të cilët duan rikthimin e gjëndjes së mëparshme, status quonë e ishpushtetit.
Krizat politike që duken sikur po i prishin imazhin Kosovës, ato në fakt po e shërojnë demokracinë, dhe ilaqet e demokracisë janë vota kundër korrupsionit, kundër hajnisë, kundër mashtrimeve e kundër tradhtisë publike.
Politikën e vjetër në Kosovë dhe kualicionin e krizave e gënjen mëndja dhe vetëmashtrohen se duke e mbajtuar Kosovën në krizë, mendojnë se populli do të bajatet e do të lodhet me zgjedhjet dhe nuk do të shkojë në votime, por harrojnë se populli vetëm sa e rrit pjesmarrjen në votime për t’i ndëshkuar sa më thellë ata.
Tashmë populli e ka kuptuar se mospjesmarrja në votime, në referendum është gabim i madh demokratik. Sa më e madhe të jetë pjesmarrja aq më sakt zgjedh,flet dhe e zgjidh krizën demokracia në Kosovë.
Zgjedhjet e herepashershme politike në Kosovë patjetër që do të demokratizojnë dhe do i clirojnë edhe partitë politike nga autoritarizmi, klanizmi dhe korrupsioni. Zgjedhjet parlamentare të shpeshta do të ndëshkojnë edhe pronarët dhe elitat dështake që kanë privatizuar partitë politike si aktorët kryesorë të demokracisë.Zgjedhjet e shpeshta politike shërbejnë si sitë për të seleksionuar politikën ,pwr Veting-un e sa,j për ta pastruar atë edhe nga mbeturinat i ishkomunizmit dhe nga spiunët e ishkolonizatorit serb.
Albin Kurtit, populli duhet t’ia ribesojë qeverisjen edhe me 7 Qershor 2026
LVV, ka fituar tre herët e fundit zgjedhjet në Kosovë, dhe me rritje të rezultatit nga njëra palë zgjedhje te tjetra. Zgjedhjet e reja që do mbahen me 7 Qershor 2026, pra 6 muaj pas atyre të 28 Dhjetorit 2025 nuk erdhën si rezultat i dështimit të qeverisjes por si rezultat i krizes së legjitimitetit shkaktuar nga opozita dhe ishPresidentja e Kosovës. Durres, Maj 2026
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
