Sa është jetëgjatësia e produkteve të grimit?

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 15:07
Sa është jetëgjatësia e produkteve të grimit?

Ndryshe nga qumështi në frigoriferin tuaj, produktet e bukurisë nuk vijnë me një datë të qartë skadimi në ambalazhin e tyre, dhe ne shpesh i përdorim për kohë shumë më të gjatë se që duhet. Ekspertja e kozmetikës, Nikita Wilason, na jep informacionet për jetëgjatësinë e produkteve të ndryshme të grimit.

SA ZGJASIN PRODUKTET, DERISA JANË TË PAHAPURA?

Shumica e produkteve për flokë dhe trup mund të zgjasin deri në 2-3 vite derisa janë të pahapura. Kozmetika e ngjyrës së flokut mund të jetë më e shkurtër, pasi që pigmentet nuk mund të qëndrojnë për një kohë shumë të gjatë kështu që ato mund të zgjasin 1-2 vite.

SI MUND TA ZGJASIM JETËGJATËSINË E NJË PRODUKTI?

Ruani ato në vende të ftohta e të thata si dhe të errëta, larg rrezeve të diellit. Kjo e bën jetëgjatësinë e tyre të zgjas deri në 3 vjet.

SA SHPESH DUHET PASTRUAR BRUSHAT?

Brushat e grimit duhet pastruar një herë në javë, nëse i përdorni në baza ditore dhe një herë në muaj nëse i përdorni një herë në javë.

CILAT SHENJA MË PARALAJMËROJNË QË DUHET TA HEDH PRODUKTIN?

Produktin tuaj të grimit duhet ta hidhni nëse ka ndryshuar aroma, ngjyra dhe nëse është ndarë.

SA ZGJASIN KËTO PRODUKTE?

Maskara: Ky produkt zgjat deri në një vit. Por, duhet të siguroheni ta mbani në vend të errët dhe të thatë. Fshehësi: 12-18 muaj. Nëse përdorni gishtërinjtë tuaj, pastroni duart mirë së pari. Buzëkuqi, shkëlqyesi: 18-24 muaj ose derisa të ndryshojë ngjyra dhe aroma. Brushat e flokëve: Mund të zgjasin me vite të tëra nëse kujdeseni për to. Kremi mbrojtës i diellit: Përsëri, nëse ruhet mirë mund të zgjas deri në një vit. Pse? Nëse mbahet më tepër nuk do të jetë efektiv. Hidratuesi i fytyrës dhe maskat: Nëse ndodhen në kuti 6-9 muaj. Nëse ndodhen në një pompë mund të zgjas deri në 12 muaj. Llajneri: I lëngshëm zgjat deri në 12 muaj (nëse nuk thahet). Lapsi i buzëve: Do ta mbaja derisa të harxhohet, mjafton që ta pastroni majën me alkool nëse e përdorni me dikë tjetër (Gjë që nuk preferohet) Llaku i thonjve: Prisni deri në 12 muaj dhe ekzaminojeni pas 9 muajsh për ta parë nëse ngjyra ka filluar të zbehet. Produktet e flokëve: Deri në 24 muaj. Nëse keni një produkt në formë dylli sapo të fillojë të ndahet nuk duhet të përdoret më për shkak të natyrës së produktit.

(Kosova Sot Online)