Ju kujtohen sandalet tona të fëmijërisë? Rikthehen, por me një çmim marramendës

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 09:20
Ju kujtohen sandalet tona të fëmijërisë? Rikthehen, por me një çmim marramendës

Shtëpitë e mëdha të modës rikthejnë herë pas here modën e viteve të kaluara.

Të njëjtën gjë ka bërë Gucci dhe firmat e tjera me sandalet e dikurshme, të cilat po i shikojmë gjithmonë e më shumë të veshura nga blogeret.

A ju kujtohen sandalet plastike të fëmijërisë, që shumë prej nesh i kanë pasur të pandara në përditshmëri? Dikur i blenim me nje çmim modest, por tani jo më.

Gucci i ka risjellë në modë këto sandale, të cilat mund t`i bëni tuajat për një vlerë prej 500 dollarësh. E pabesueshme, apo jo? Epo janë Gucci!

(Kosova Sot Online)