Shtoni këto 3 erëza në përditshmërinë tuaj dhe do të shpëtoni nga rënia e flokëve

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 08:35
Shtoni këto 3 erëza në përditshmërinë tuaj dhe do të shpëtoni nga rënia e flokëve

Ne iu propojmë që në regjimin tuaj ushqimor të përfshini 3 erëzat e mëposhtme që gjallërojnë flokët, por edhe organizmin në tërësi.

Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të ndryshëm si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi, ndryshimet hormonale dhe çrregullimet e të ngrënit.

Këto të fundit ulin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar dhe shoqërohem me gjendje plogështie, lëkurë e thatë dhe jo në ngjyrën e saj natyrale, njolla në fytyrë dhe trup, si dhe flokë që bien.

Ne iu propojmë që në regjimin tuaj ushqimor të përfshini 3 erëzat e mëposhtme që gjallërojnë flokët, por edhe organizmin në tërësi.

Rozmarina:

Rozmarina është një ndër erëzat që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj ushqimor nëse keni probleme me rënien e flokëve. Ajo përmban shumë antioksidantë dhe përbërës më veti antiinflamatore që parandalojnë rënien dhe stimulojnë rritjen e shëndetshme të flokëve.

Nëse keni flokë në nuancat e karamelit dhe gështenjës, ju këshillojmë të shpëlani kokën çdo ditë me çaj rozmarine ( rozmarinë e zier në ujë dhe e filtruar më pas) pasi gjallëron ngjyrën dhe i bën të duken më voluminozë, transmeton lajmi.net.

Hithra:

Hithra përmban sasi të larta të vitaminava B,C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira dhe stimulojnë rritjen e flokëve, furnizon me oksigjen skalpin e kokës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut të tij.

Kanella:

Kjo erëz me shije dhe aromë karakteristike jo vetëm që u jep një shije të mirë ëmbëlsirave, por gjen përdorim të gjerë edhe në trajtimin e shumë problemeve shëndetësore e estetike siç është rënia e flokëve.

Ajo ka veti antiseptike që parandalojnë rënien e flokëve, si dhe lufton bakteret e mikroorganizmat që që gjenden në skalpin e kokës, si dhe e hidraton atë. Stimulon qarkullimin e gjakut. 

(Kosova Sot Online)