Zvogëloni kofshët në mënyrë vizuale

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 23:36
Zvogëloni kofshët në mënyrë vizuale

Nëse keni kofshë të gjera dhe dëshironi t'i zvogëloni në mënyrë vizuale, atëherë shërbehuni me disa fshehtësi që jua paraqesim më poshtë

VISHNI RROBA TË ERRËTA!

Xhinset me ngjyrat e errëta, të zeza dhe teget janë aleatët tuaj! Për ta arritur kontrastin në pjesën e sipërme të trupit, vishni rroba të ndritshme. Në këtë mënyrë do ta zhvendosni vëmendjen nga pjesa e poshtme e trupit.

THEKSOJENI BELIN!

Vishni bluza të ngushta dhe rripa në mënyrë që ta theksoni belin tuaj. Në këtë mënyrë do ta arrini ta formoni formën e orës me rërë të trupit.

FUSTANE ME BEL TË THELLË

Fustane të tillë në mënyrë vizuale ju zgjasin. Do të dukeni më të gjata dhe më të dobëta. Nga ana tjetër, kofshë paksa më të gjera sot konsiderohen si përparësi. Shikoni Jennifer Lopez-in ose Kim Kardashian-in. 

(Kosova Sot Online)